LAJMI I FUNDIT:

Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare të derbin londinez

Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare të derbin londinez

Arsenali dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të rivalit të tyre të madh lokal, Bluve, në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Ligën Premier, i cili zhvillohet në Emirates nga ora 15:00.


Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë takim pas një barazimi me Bournemouth dhe duan ta shijojnë fitoren e parë nën urdhrat e trajnerit të ri dhe të mbesin në hap me pozitën e katërt.

Në anën tjetër, ekipi i Frank Lampard synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim pas tani rrezikon seriozisht pozitën e katërt nga Manchester Unitedi, Tottenham dhe Wolves.

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Arsenal: Leno; Maitland-Niles, Chambers, Luiz, Saka; Guendouzi, Torreira; Nelson, Ozil, Aubameyang; Lacazette;

Chelsea: Kepa; Rudiger, Tomori, Zouma; Azpilicueta, Kante, Kovacic, Emerson; Willian, Abraham, Mount;

/Telegrafi/