LAJMI I FUNDIT:

Arritjet e SPAK-ut, Dumani: 221 hetime për korrupsion, 18 zyrtarë të lartë të pandehur, 41 milionë euro pasuri e sekuestruar

Arritjet e SPAK-ut, Dumani: 221 hetime për korrupsion, 18 zyrtarë të lartë të pandehur, 41 milionë euro pasuri e sekuestruar

Përpara trupës së Kontrollit të Lartë të Prokurorisë, kreu i Prokurorisë së Posacme SPAK, Altin Dumani ka bërë bilancin e institucionit që ai drejton përgjatë 2023.

Dumani ka vënë theksin se SPAK është një institucion i besueshëm në sytë e aleatëve, e ndërsa tha se në 2023 është arritur një rritje cilësore


“Për 2023 SPAK ka njohur një rritje cilësore, këto të cituara edhe në Progres Raporti i publikuar në nëntor 2023. SPAK ka arritur të krijojë besueshmeri tek autoritetet partnere. Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK. Kemi krijuar kontakt direkt me autoritete të vendeve të Amerikës Latine”, tha Dumani.

Në këtë kuadër, duke folur me shifra, Dumani tha se janë 221 procedime penale për korrupsion, nga të cilët 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë.

Dumani: SPAK, rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e FATF
Lexo po ashtu Dumani: SPAK, rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e FATF

“Është vijuar me fuqizimin e laboratorit të ekspertizës, sektori i hetuesve financiarë, duke shtuar edhe burimet njerëzore. Vëmendje e veçantë i është dhënë hetimit të produkteve të veprës penale. Vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara të mbërrin një vlerë në total prej 41 milionë euro, nga të cilat 54 për qind të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara. Sipas tij, SPAK ka arritur rezultate e mëposhtme: 221 procedime penale për korrupsion; 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës; Ka një total prej 90 % të numrit të përgjimeve; Ka një rritje me 95 % të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja; Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 299 procedime të reja; 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, ish ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm”, tha Dumani.

Gjate vitit 2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale.

“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro’, tha Dumani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori