LAJMI I FUNDIT:

Arritje historike e K.B. Kalajës, eliminon Pejën nga Kupa e Kosovës

Arritje historike e K.B. Kalajës, eliminon Pejën nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Pejës që është në krizë financiare këtë stinor, për herë të parë është eliminuar në të tetën e finales së Kupës së Kosovës dhe nuk ka arritur që të luftojë për Final Four të Kupës së Kosovës në basketboll.

Kalaja e Prizrenit, ekip nga Liga e Parë, ka eliminuar Pejën sonte në përballjen të cilën verdhezinjtë e luajtën në cilësi të vendasit në Sezai Surroi të Prizrenit.

Që nga fillimi i ndeshjes Kalaja krijoi epërsi të konsiderueshme karshi Pejës, që po luan me juniorë. Çereku i parë përfundoi 13-28 në të mirë të Kalasë.

Basketbollistët e Kalasë duke festuar

Epërsia u ngrit në çerekun e dytë, derisa ekipet shkuan në pushim me epërsi 26 pikëshe të Kalasë, 24-50. Çereku i tretë kaloi thuajse baraz, për të hyrë në 10 minutëshin e fundit 48-67 në të mirë të ekipit të drejtuar nga Arbnor Rifati.

Në fund, ndeshja përfundoi 58-83 për Kalanë, ku ndër më të dalluarit ishte Ujkan Karanezi.

Kalaja tash në ndeshjen çerekfinale do të luaj ndaj Sigal Prishtinës, sipas rrugëtimit të saj në Grupin A, ku bardhekaltërit kampionë janë favoritë për të fituar trofeun dhe janë mbrojtës aktual të Kupës.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë Final Fourin e Kupës së Kosovës. /borozani/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori