LAJMI I FUNDIT:

Arrihet më në fund marrëveshja mes klubeve, Sancho rikthehet në Angli për një shumë rekorde

Arrihet më në fund marrëveshja mes klubeve, Sancho rikthehet në Angli për një shumë rekorde
Jadon Sancho . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Jadon Sancho më në fund është i lumtur, pasi do të rikthehet në vendlindje dhe të luaj në Ligën Premier.

Ylli anglez prej kohësh ka kërkuar nga Dortmundi që të largohet, pasi dëshira e tij ishte të luante në elitën e futbollit anglez.

Chelsea, Manchester City, Liverpool e Manchester United ishin në garë, por në fund kanë triumfuar Djajtë e Kuq.

Ka qenë e përditshmja gjermane Sport Bild që në një shkrim ekskluziv ka zbuluar se marrëveshja mes palëve është arritur.

Jadon Sancho. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Bëhet fjalë për një marrëveshje rekorde për futbollin gjerman, por edhe për Unitedin pasi Sancho do të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit.

Djajtë e Kuq janë pajtuar që t’i përmbushin kërkesat e Dortmundit dhe do të paguajnë 120 milionë euro për sensacionin anglez.

Këtë shumë të parave Dortmundi nuk do ta marrë menjëherë, por me këste dhe pas shumë bisedimeve më në fund BVB pranoi ofertën e Djajve të Kuq.

20-vjeçari më parë ka arritur marrëveshje personale me United, ku pritet të jetë ndër lojtarët më të paguar jo vetëm në klub, por edhe në Ligën Premier.

Sancho pati një sezon fantastik me Dortmundin, duke zhvilluar 44 ndeshje ku shënoi 20 gola dhe bëri 20 asistime.

Reprezentuesi anglez qëndroi për tri vite në Dortmund, pasi në vitin 2017 ishte bashkuar me verdhezinjtë nga akademia e Manchester Cityt për 7,8 milionë euro.

Me shitjen e Sanchos, Dortmund ka fituar jashtëzakonisht shumë, teksa klubi gjerman me paratë nga shitja e anglezit pritet të përforcohet shumë për të rivalizuar Bayernin për trofe në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori