LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes palëve, Verratti në pritje të transferimit te skuadra e re

Arrihet marrëveshja mes palëve, Verratti në pritje të transferimit te skuadra e re

Marco Verratti do të largohet nga Paris Saint Germain pas 11 viteve qëndrim në klubin francez.

Mesfushori italian karrierën pritet ta vazhdoj në Lindjen e Mesme, te skuadra që ka bërë goditje të mëdha në tregun e transferimeve, Al Ahli.


L’Equipe ka raportuar se italianie ka arritur marrëveshje personale me skuadrën arabe Al Ahli.

Ditët e fundit të afatit kalimtar veror 2023
Lexo po ashtu Ditët e fundit të afatit kalimtar veror 2023

PSG për momentin ende nuk është bindur për ta lejuar largimin e Verrattit dhe ka refuzuar ofertën e parë të arabëve në vlerë prej 30 milionë euro.

Kampioni në fuqi i Francës e di shumë mirë se arabët mund të paguajnë më shumë dhe kjo është arsyeja që kanë refuzuar ofertën e parë të tyre.

Parisienët synojnë që nga shitja e Verrattit të fitojnë mbi 50 milionë euro dhe palët janë në diskutime e sipër.

Al Hilal përmirëson ndjeshëm ofertën për Verrattin, por as e dyta nuk e kënaq Al Khlaifin
Lexo po ashtu Al Hilal përmirëson ndjeshëm ofertën për Verrattin, por as e dyta nuk e kënaq Al Khlaifin

Nga ana tjetër Verratti ka një marrëveshje personale me Al Ahlin për një kontratë tre vjeçare nga e cila do të fitojë 30 milionë euro neto në sezon.

Al Ahli ashtu si klubet e tjera arabe ka investuar shumë në këtë afat kalimtar veror duke transferuar yje nga futbolli evropian si Roberto Firminio, Riyad Mahrez, Franck Kessie, Eduard Mendy, Merih Demiral, Roger Ibanez dhe Allan Saint-Maximin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori