LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes palëve, tani po diskutohet vetëm për çmimin e lojtarit – Vojvoda nga viti tjetër luan në Serie A

Arrihet marrëveshja mes palëve, tani po diskutohet vetëm për çmimin e lojtarit – Vojvoda nga viti tjetër luan në Serie A

Mërgim Vojvoda së shpejti pritet ta bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Kosovës prej vitesh luan në Belgjikë me skuadrat si Royal Mosceron dhe së fundmi Standard Liege.


Në verën e vitit të kaluar Liege pagoi 1,2 milionë euro për transferimin e drenicasit, por tani vlera e tij është rritur ndjeshëm.

Shumë skuadra italiane kanë shprehur interesim për Vojvodën, përfshirë Lazion, Fiorentinën, Torinon e Genoan, por gara është fituar nga çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve, Atalanta.

Bergamaskët kanë arritur marrëveshje me agjentin e lojtarit dhe kanë marrë përgjigje pozitive, ku e shohin Vojvodën si zëvendësues të belgut Timo Castagne i cili pritet të largohet.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi belg dhnet.be, Vojvoda ka pranuar kushtet personale të Atalantës.

Dy klubet Standard dhe Atalanta po diskutojnë për çmimin e lojtarit, pasi oferta e parë e bergamaskëve është katër milionë euro.

Nga ana tjetër Standard synon të fitojë gjashtë milionë euro nga shitja e Vojvodës, pasi 20% e shumës së transferimit do t’i shkojnë ish klubit të kosovarit, Royal Mouscoron.

Gjatë javës së ardhshme pritet të ketë diskutime të reja mes dy klubeve për të arritur një gjuhë të përbashkët për transferimin e Vojvodës në Serie A.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.

Vojvoda është edhe reprezentues i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, ku me Dardanët ka 22 paraqitje dhe një gol të realizuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori