Davide Frattesi mund të quhet një futbollist i ri i Romës edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Mesfushori i talentuar italian rikthehet tek skuadra e tij e zemrës pas pesë viteve të kaluara te Sassuolo.

Në fakt marrëveshja mes palëve është arritur dhe tani kanë mbetur për tu përcaktuar disa detaje të vogla.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se drejtuesit e Romës dhe Sassuolos do të kenë sot një takim të fundit për ta finalizuar këtë marrëveshje.

Roma posedon 30 për qind të kartonit të lojtarit dhe do të paguaj te Sassuolo 15 milionë euro plus njëri mes lojtarëve Felix ose Cristiano Volpato.

Në anën tjetër reprezentuesi italian Frattesi ka një muaj që ka gjetur marrëveshje personale me Romën për një kontratë pesë vjeçare me 2,5 milionë euro pagë në stinor.

22-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka pasur një vit shumë të mirë me Sassuolon ku në 36 ndeshje ka shënuar katër gola e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/