Në Tiranë është nënshkruar marrëveshja historike për formimin e Ligës Unike në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëveshjen e kanë nënshkruar, presidenti i FSHB-së, Avni Ponari dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Arben Fetahu ishte i lumtur që më në fund ky projekt madhor po finalizohet. “Jam shumë emocional në këtë ditë sikur kjo, ku po finalizojmë ligën unike të basketbollit. Dua të falënderoj të gjithë për përkrahjen që kanë treguar rreth kësaj lige që besoj se do të jetë shumë e veçantë dhe promotore e basketbollit shqiptar në përgjithësi”.
“Prej ditës së parë kemi hasur në pengesa, por nuk jemi ndalur duke i tejkaluar të gjitha për ta krijuar këtë ligë që është e para mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është moment historik dhe si sporti i parë që po e bëjmë këtë lëvizje shpresoj që të hapim dyert edhe për sportet tjera për një lëvizje të tillë”, deklaroi Fetahu.
“Është një projekt, të cilin e kisha për zemër që nga dita e parë kur u zgjodha në krye te federatës dhe tani kjo liga e përbashkët ka marrë përkrahje nga të gjitha anët. Finalizimi i kësaj lige nuk ishte aspak i lehtë, por jam i bindur se liga unike do t’i bëjë bashkë të gjitha trojet shqiptare dhe promovuese për basketbollin shqiptar. Mendoj se kjo ligë do ta dërgoj basketbollin shqiptar drejt suksesit dhe jehonës”, deklaroi Avni Ponari, president i FSHB-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar logon dhe është shprehur se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë, dhe të mos ketë ndarje mes dy vendeve.
“Krijimi i Ligës Unike i çon gjërat në nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Kam shpresë dhe besim që kjo do të bëhet shtysë edhe për të tjerët. Aq për më tepër, në sport jemi të mëdhenj të jemi bashkë”, u shpreh Rama.
Ai përgëzoi këtë iniciativë, duke qenë shembull edhe sportet tjera. “Liga Unike e Basketbollit është vetëm dallëndyshja e parë, e shumë bashkëpunimeve të ngjashme që do të ndodhin në sporte të tjera. Hapi i radhës është shtrirja e programit të masivizimit të sportit në shkolla në të dy anët e kufirit. Në këtë mënyrë, fëmijët tanë, vëllezër të të njëjtit gjak, do të kenë mundësinë që të njihen dhe bashkëpunojnë përmes sportit që në hapat e parë të jetës së tyre”, theksoi Rama.
Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, duke ofruar përkrahjen për këtë ligë, por edhe për basketbollin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Ai përgëzoi dy federatat për këtë iniciativë, sidomos në këtë kohë të pandemisë. “Basketbolli tani ka nevojë për risi dhe forma të reja të bashkëpunimit për të ngritur interesimin, por edhe nivelin e garave”, deklaroi Demirel.
Në këtë ceremoni shumë të rëndësishme kanë marrë pjesë edhe Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.
Vlora Dumoshi ishte e nderuar që ishte pjesë e kësaj marrëveshje historike. “Jam shumë e nderuar që jam pjesë e kësaj marrëveshjeje historike që po nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për mua ka qenë një befasi e këndshme dhe e mirëpritur. Me padurim kam pritur që kjo ligë është bërë realitet për çka falënderoj presidentët e federatave për realizimin e kësaj ëndrre të të gjithë shqiptarëve”, nënvizoi Dumoshi.
Ndërkohë, Besa Shahini u shpreh: Liga Unike e basketbollit i bën bashkë shqiptarët dhe kjo vetëm tregon dëshirën e shqiptarëve që të bashkëpunojnë. Ky projekt është në vazhdën e projekteve të vitet të fundit që janë realizuar vitet e fundit”.
Para nënshkrimit të marrëveshjes është mbajtur mbledhja e parë e Bordit Drejtues.
Anëtarë të Bordit Drejtues të Ligës Unike janë: Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, derisa kryetar është zgjedhur Ilir Trebicka, një emër i njohur që ka dhënë shumë kontribut në basketbollin shqiptar apo edhe ikonë e basketbollit shqiptar.
Bordi më pas e emëroi drejtorin e Ligës, Dren Zatriqin, kurse Sekretar Teknik është zgjedhur Fidan Hamiti. Ndërkohë, Zyrtari i Marketingut do të jetë Dren Hasangjekaj, kurse Zyrtare e Financave, Nadire Kajashi.
Liga do të fillojë në muajin e ardhshëm dhe do të përbëhet nga tetë skuadra, katër më të mirat e Kosovës dhe katër më të mirat e Shqipërisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos
“Ligji Mbappe” – Qeveria do ta ndihmojë Real Madridin të nënshkruajë me Mbappen me një ligj të ri tatimor
“Më shumë flas dhe këshillohem me të se ma babanë tim” – Marcus Thuram tregon emrin e legjendës që e këshillon për çdo gjë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj