LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një grua

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një grua
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një grua.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 10:59, në rrugën “Mic Sokoli” në Prishtinë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therë me thikë viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/