LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Lipjan për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një person në Lipjan për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që tek i njëjti kanë gjetur substanca narkotike.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike. Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 09:00, në Lipjan”, thuhet në njoftim.


Më tej policia thekson se mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ndaj personit të dyshuar K.Sh, (mashkull), është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/