LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje dhe përdorim të armës

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje dhe përdorim të armës

Në Stacionin Policor në Gjakovë, me datën 01.03.2024 viktima femër kosovare kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj), i kishte shkaktuar dhunë psikike.

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë filluar me hetimin e rastit.


Pas një pune operative dhe hetimore, sot (03.03.2024) ka rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991.

“Lidhur me rastin e raportuar hetuesit policor, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte edhe armë në mënyrë të paautorizuar, me ç’rast në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore dhe një armë zjarri e shkurtër (pistoletë) me një karikator”, njofton Policia e Kosovës.

Pistoletën dyshohet se e kishte përdorur me rastin e festimit të vitit të ri.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “dhunë në familje”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dështimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, reagon Kurti: Serbia e ka parë që mund t'i mbledhë 20%, por jo edhe 50% të votave

Dështimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, reagon Kurti: Serbia e ka parë që mund t'i mbledhë 20%, por jo edhe 50% të votave

Lajme
Pasuria e shefave të grupeve parlamentare - Abelard Tahiri milioner

Pasuria e shefave të grupeve parlamentare - Abelard Tahiri milioner

Politikë
Nova: Vuçiq flet gjithë ditën për Srebrenicën që ta fsheh debaklin e tij në Kosovë

Nova: Vuçiq flet gjithë ditën për Srebrenicën që ta fsheh debaklin e tij në Kosovë

Lajme
Ambasada e SHBA-së vlerëson përpjekjen e Kosovës në procesin për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore

Ambasada e SHBA-së vlerëson përpjekjen e Kosovës në procesin për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore

Lajme
Vetura godet shtyllën e një pompe dertivatesh në Prishtinë

Vetura godet shtyllën e një pompe dertivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Shqiptari humbi jetën në punë në Itali, familja: Duam të vërtetën nga hetimi

Shqiptari humbi jetën në punë në Itali, familja: Duam të vërtetën nga hetimi

Lajme
Kalo në kategori