LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari në Gjilan për mashtrim – Policia konfiskon stoli, dokumente, një veturë dhe disa pajisje tjera

Arrestohet i dyshuari në Gjilan për mashtrim – Policia konfiskon stoli, dokumente, një veturë dhe disa pajisje tjera
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave sipas marrëveshjes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 17.02.2024, në Gjilan.


Tutje në raport thuhet se gjatë kontrollit te i njëjti i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale disa dokumente, stoli-bizhuteri të dyshuara, etj.

“Më 29.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në dyshimin se i njëjti nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave sipas marrëveshjes. Gjatë kontrollit te i njëjti i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa paisje  elektronike, një veturë, dy pasaporta dhe një telefon celular”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/