LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Caroline Jurie për shkak të skandalit që shkaktoi në skenë me “Miss Sri Lanka”

Arrestohet Caroline Jurie për shkak të skandalit që shkaktoi në skenë me “Miss Sri Lanka”
Foto: Youtube

Policia në Shri Lanka ka arrestuar Carolina Jurie (28 vjeçe) pas skandalit që shkaktoi të dielën, derisa Pushpika De Silva (31 vjeçe) fitoi kurorën e më të bukurës për 2020/2021.

Kjo e fundit mbeti me ‘kokë të lënduar’, në momentin kur “Miss World” ia largoi kurorën dhe pretendoi se nuk i takon asaj pasi është e shkurorëzuar.


Megjithatë, organizatorët e evenimentit ia rikthyen kurorën dhe titullin pasi konfirmuan se nuk është e divorcuar.

Foto: Channel Y

“Ekziston rregulli që ndalon femrat që tashmë janë martuar dhe divorcuar, kështu që propozoj që kurora t’i kalojë vendit të dytë”.

Miss Shri Lanka pëson lëndime në kokë, Miss World ia rrëmben dhunshëm kurorën – pretendonte se nuk mund ta fitojë garën se është e shkurorëzuar
Lexo po ashtu Miss Shri Lanka pëson lëndime në kokë, Miss World ia rrëmben dhunshëm kurorën – pretendonte se nuk mund ta fitojë garën se është e shkurorëzuar

Në një postim të publikuar në rrjete sociale, De Silva bëri të ditur se ishte trajtuar në spital pas lëndimeve që mori në kokë.

Foto: Channel Y

“Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Shri Lanka”, tha ajo në një konferencë për shtyp. “Kjo kurorë u kushtohet atyre grave, atyre nënave beqare që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre vetëm”.

Ajo shtoi se do të merrte masa ligjore për mënyrën ‘e paarsyeshme dhe fyese’ me të cilën u trajtua.

Gjithashtu ishte arrestuar edhe një modele tjetër e Shri Lankës e përfshirë në këtë situatë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori