LAJMI I FUNDIT:

Miss Shri Lanka pëson lëndime në kokë, Miss World ia rrëmben dhunshëm kurorën – pretendonte se nuk mund ta fitojë garën se është e shkurorëzuar

Miss Shri Lanka pëson lëndime në kokë, Miss World ia rrëmben dhunshëm kurorën – pretendonte se nuk mund ta fitojë garën se është e shkurorëzuar

Fituesja e Miss Shri Lanka mbeti me “kokë të lënduar”, kur Miss World ia largoi kurorën dhe pretendoi se nuk i takon asaj fitorja në garën për më të bukurën – kjo pasi është e shkurorëzuar.

Garuesja Pushpika De Silva, 31-vjeç, ishte zgjedhur fitues e titullit gjatë viteve 2020/2021 në ceremoninë që u mbajt në Nelum Pokuna Mahina Rajapaksa dhe transmetohej drejtpërdrejtë nga televizionet, transmeton Telegrafi.


Por Caroline Jurie, 28-vjeçe që kishte fituar kurorën në vitin 2019 dhe aktualisht mbante deri në ato momente titullin e “Miss World”, ia rrëmbeu kurorën nga koka në një intervenim bizar.

Por asaj iu rikthye titulli dhe kurora, pasi organizatorët e eventit konfirmuan se ajo nuk është e shkurorëzuar.

Jurie me mikrofon në dorë i ishte drejtuar audiencës: “ekziston rregulli që ndalon femrat që tashmë janë martuar dhe shkurorëzuar, kështu që propozoj që kurora t’i kalojë vendit të dytë”.

Pas këtij veprimi ajo i vërsulet De Silvas që kishte kurorën në kokë, që ia rrëmben dhunshëm derisa ajo mbante një buqetë me ule në dorë.

Organizatorët i kanë kërkuar falje De Silvas që fitoi titullin Miss Shri Lanka dhe menjëherë ia kanë rikthyer kurorën.

De Silva e cila thotë se është e ndarë por jo e shkurorëzuar, ka shkruar në profilin e saj në Facebook se: “të jetosh ndarazi dhe të jesh e shkurorëzuar, janë dy gjëra plotësisht të ndryshme”.

Ajo madje ka pranuar se ka kërkuar ndihmë nga mjekët pas lëndimeve që i kishte shkaktuar Jurie, derisa tentonte t’ia rrëmbente nga koka kurorën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Botë
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori