LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për veprën penale prezantim i rremë si person zyrtar

Arrestohen dy persona për veprën penale prezantim i rremë si person zyrtar
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “prezantim i rremë si person zyrtar”.

Sipas një njoftimi, stacioni Policor  në Pejë, me datë 10.04.2021, ka pranuar informacion nga viktima se deri sa kishte qenë me bashkëshorten me automjet ne lëvizje ne rrugën magjistrale Istog-Peje në fshatin Vitomiricë, është ndaluar nga një veturë e cila i kishte aktivizuar një lloj alarmi ( dritë vezulluese).


“Viktima është ndaluar dhe nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si person zyrtar (Polic), i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe fillon ti bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet. Pas informacionit të pranuar mbi të dhënat e veturës së dyshuar, Policia menjëherë janë vënë ne ndjekje të personave të dyshuar të cilët pas identifikimit janë arrestuar të njëjtëve iu është konfiskuar drita vezulluese të cilën dyshohet se e kanë përdorur për ndalimin e veturës”, thuhet në njoftim.

Ndërkas siç thuhet në njoftim, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhe janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori