eksperti-banner

Policia e Kosovës bën të ditur se një zyrtar i një banke ka raportuar se janë identifikuar 225 monedha dy euroshe false.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.


“Ankuesi mashkull kosovar përfaqësuese i bankës, ka raportuar se janë identifikuar 225X2 monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Policia njofton se të hollat e dyshuara janë sekuestruar për procedim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/