LAJMI I FUNDIT:

Aro Muric: Gjithmonë kënaqësi të luash për Kosovën, do t’ua shpaguajmë besimin

Aro Muric: Gjithmonë kënaqësi të luash për Kosovën, do t’ua shpaguajmë besimin

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale, pas kritikave të shumta të ekipit pas humbjes së Kosovës nga Rumania.

Kosova u mposht 2-0 nga Rumania në “Arena Nationale” në kuadër të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.


Megjithatë, pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë shkaku i banerit të shfaqur nga tifozët rumun, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

“Baneri na shpëtoi, nuk do t’i mposhtnim as po të luanim dy javë”, ish-kreu i Ligës Rumune u jep meritat tifozëve
Lexo po ashtu “Baneri na shpëtoi, nuk do t’i mposhtnim as po të luanim dy javë”, ish-kreu i Ligës Rumune u jep meritat tifozëve

Përveç kësaj, lojtarët e Kosovës u kritikuan shumë pas humbjes, por portieri Muric, i cili ishte nga të paktët që u lëvdua, ka reaguar në profilin privat në Instagram, duke thënë se është gjithmonë kënaqësi të luash për Kosovën.

Ai shtoi se ekipi mëson vazhdimisht dhe do të rikthehet edhe më i fortë, për t’ua shpaguar të gjithëve besimin.

“Gjithmonë kënaqësi për të luajtur për këtë vend, Faleminderit për mbështetjen, të gjithë ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar fillimisht Muric në profilin e tij.

Amir Rrahmani vjen me një postim prekës pas kritikave të fundit pas humbjes së Kosovës
Lexo po ashtu Amir Rrahmani vjen me një postim prekës pas kritikave të fundit pas humbjes së Kosovës

“Ne përqendrohemi te futbolli, edhe nëse është i vështirë në rrethana si dje! Ecja përpara, gjithçka në të cilën mund të fokusohemi është të edukojmë brezin e ardhshëm dhe t’i lëmë paraqitjet tona në fushë të kapërcejnë çdo pengesë!”.

“Jemi një skuadër e re e shkëlqyer, vazhdimisht mësojmë dhe besoj se do të rikthehemi më të fortë me më shumë zjarr dhe do të luftojmë për t’ua shpaguar të gjithë atyre që kanë besuar tek ne”, përfundon shkrimin e tij portieri i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori