LAJMI I FUNDIT:

“Baneri na shpëtoi, nuk do t’i mposhtnim as po të luanim dy javë”, ish-kreu i Ligës Rumune u jep meritat tifozëve

“Baneri na shpëtoi, nuk do t’i mposhtnim as po të luanim dy javë”, ish-kreu i Ligës Rumune u jep meritat tifozëve

Ish-kreu i Ligës Profesionale të Futbollit të Rumanisë, Dumitru Dragomir ka komentuar ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila përfundoi me fitoren e vendasve, por pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë.

Kosova u mposht 2-0 nga Rumania në “Arena Nationale” në kuadër të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.


Megjithatë, pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë shkaku i banerit të shfaqur nga tifozët rumun, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

“Na lejuan policia, kjo ndeshje nuk është dashur të bëhet”, video që zbulon se shteti rumun ishte i përfshirë në pankartën kundër Kosovës
Lexo po ashtu “Na lejuan policia, kjo ndeshje nuk është dashur të bëhet”, video që zbulon se shteti rumun ishte i përfshirë në pankartën kundër Kosovës

Ky baner apo kjo pankartë dhe thirrjet raciste thuhet se janë edhe më meritorët për fitoren e rumunëve, pasi ekipi i Kosovës u dekoncentrua dhe u nervozua.

“Lum ai që nuk i ka parë të katër ndeshjet. Mungesa e ndeshjeve ndërkombëtare, të cilat na forcojnë mendërisht. Nëse do të ishin 50 mijë njerëz do të humbnim. E dini çfarë na shpëtoi? Na shpëtoi ai flamur”, ka thënë fillimisht Dragomir për Fanatik.ro.

Baneri i shfaqur nga tifozët ultras rumunë

“Na shpëtoi baneri, nuk do t’i mposhtnim nëse nuk do t’i nxirrnim nga koncentrimi. Po të mos bëhej ‘panarama’ që u bë… nuk i mposhtnim as po të luanim dy javë”.

“Të mos i falënderojmë, se nuk bëjnë asgjë të tillë askund në botë. Do të na dënojnë, por nuk kanë një paragraf rregullues për një gjë të tillë, por do ta lidhin me ksenofobinë”.

“Shkuan në kabinën e delegatit të UEFA-s dhe kërkuan ndërprerjen e ndeshjes!”, rumunët zbulojnë detaje për incidentin me Kosovën
Lexo po ashtu “Shkuan në kabinën e delegatit të UEFA-s dhe kërkuan ndërprerjen e ndeshjes!”, rumunët zbulojnë detaje për incidentin me Kosovën

“Vendi i parë shkon për arbitrimin, në vendin e dytë publiku në përgjithësi merr notën 9, jo ata që bënë parregullsi në stadium, në vend të tretë është Edi Iordanescu për ndryshimet që bëri, sepse ekipi startues gaboi. Dhe në vendin e katërt është ekipi”.

“Ne patëm një fillim katastrofik, nuk mund të bënim një pasim, po dridheshim dhe ata mund të shënonin gol. Është mirë që ndodhi ajo që ndodhi, sepse ne i mërzitëm, i nxorëm jashtë ritmit dhe kjo ishte në avantazhin tonë, sidomos kur gjyqtari filloi të dilte kundër nesh, ai mërziti edhe stafin e tyre”, përfundoi ish-kryetari i Ligës Profesionale Rumune. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori