LAJMI I FUNDIT:

“Na lejuan policia, kjo ndeshje nuk është dashur të bëhet”, video që zbulon se shteti rumun ishte i përfshirë në pankartën kundër Kosovës

“Na lejuan policia, kjo ndeshje nuk është dashur të bëhet”, video që zbulon se shteti rumun ishte i përfshirë në pankartën kundër Kosovës

Një video e publikuar së fundmi ku shihet lideri i tifozëve rumun “uniti sub tricolor”, Andrei Preda, duke biseduar me kapitenin e Rumanisë, Nicolae Stanciu, zbardh të vërtetën se shteti rumun apo policia e vendit ishte e vetëdijshme për pankartën “Kosova është Serbi” që ata e zbulonin në shkallët e stadiumit.

Kosova u mposht nga Rumania me rezultat 2-0 në ndeshjen e Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.


Kjo ndeshje pati shumë tensione, u ndërpre për gati një orë shkaku i pankartës “Kosova është Serbi” dhe thirrjeve raciste dhe nacionaliste nga tifozët rumun.

Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën
Lexo po ashtu Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën

Megjithatë, tani është publikuar video ku shihet lideri i grupit “uniti sub tricolor”, Preda, duke biseduar me kapitenin rumun Stanciu pas ndërprerjes së ndeshjes në minutën e 17-të, shkaku i pankartës së zbuluar ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Kapiteni Stanciu tenton të bisedojë me drejtuesit e tifozëve ultras në përpjekje për të qetësuar situatën, por lideri i tyre i cili fillimisht iu ankua se “çfarë iu kanë bërë në Prishtinë”, pastaj i tregoi se pankarta u kontrollua dhe u lejua nga policia e shtetit.

“Nicule, Nicule, kjo ndeshje nuk është dashur të bëhet o vëlla, a të kujtohet se çfarë na kanë bërë në Prishtinë?”, dëgjohet fillimisht teksa i thotë kapitenit, lideri i tifozëve të njohur si “Uniti sub tricolor”, Andrei Preda.

“Ne kishim një mesazh me të cilin hymë “Kosova është Serbi” me të cilin hymë në stadium. Ai kaloi nëpër filtrat e xhandarmërisë (policisë), pra u kontrollua nga xhandarët”.

“Shkuan në kabinën e delegatit të UEFA-s dhe kërkuan ndërprerjen e ndeshjes!”, rumunët zbulojnë detaje për incidentin me Kosovën
Lexo po ashtu “Shkuan në kabinën e delegatit të UEFA-s dhe kërkuan ndërprerjen e ndeshjes!”, rumunët zbulojnë detaje për incidentin me Kosovën

“A kam ofenduar dikë duke bërtitur “Kosova është Serbi”? Nëse shteti në të cilin jetojmë dhe paguajmë taksa e cilëson kështu…”, përfundon bisedën lideri i tifozëve.

Këto zbulime të reja, të cilat përfshijnë edhe policinë apo shtetin rumun mund të ndikojnë në dënimin sa më të madh të Përfaqësueses së Rumanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori