LAJMI I FUNDIT:

“Armiku” i Etrit Berishës i kërkon falje Izraelit: Nuk do përsëritet, të fillojë një rrugëtim i ri

“Armiku” i Etrit Berishës i kërkon falje Izraelit: Nuk do përsëritet, të fillojë një rrugëtim i ri

Eran Zahavi do të jetë përsëri protagonist kundër Shqipërisë, një rivali që njeh shumë mirë pasi falë”aftësive” të tij arriti të siguronte një fitore 3-0 ndaj kuqezinjve në “Elbasan Arena” dy vite më parë.

Sulmuesi u kthye në armikun e Etrit Berishës pasi i shënoi gol dhe arriti që të nxirrte me të kuq portierin e kuqezinjve pas një provokimi në zonë.


Normalisht, Zahavi nuk do të ishte më në radhët e Izraelit, pasi ishte përjashtuar një vit më parë nga ekipi pasi kishte kritikuar përfaqësuesen dhe kishte hedhur në tokë shiritin e kapitenit.

Por trajneri i ri, Andreas Hercog, e ka kthyer përsëri, meqë Zahavi pranoi të kërkonte falje publikisht, gjë që e bëri gjatë ditës së sotme.

“Unë kërkova falje menjëherë pas ndeshjes, por jo para të gjithëve. Gjërat nuk shkuan edhe aq mirë herën e fundit që më intervistuat”, tha ai para gazetarëve në grumbullimin e kombëtares. “U thanë disa fjalë që nuk harrohen lehtë, por ne jemi këtu që të nisim një rrugëtim të ri. Erdhëm këtu që të bëjmë më të mirën për ekipin.

Nuk jam egoist, kërkoj ndjesë për atë që ndodhi. Ajo pasdite nuk mund të ishte fundi im në ekipin kombëtar. Pres një të ardhme më të mirë nga tani e tutje. Që në bisedën me menaxherin vendosëm të linim gjithçka menjëherë pas krahëve. Ajo që mësova nga kjo gjë është që herën tjetër nuk do t’ia dalë askush të më çekuilibrojë. Nuk jam më kapiteni, por nëse më japin shiritin, gjëra të tilla nuk do të përsëriten”, premtoi Zahavi para gazetarëve.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori