LAJMI I FUNDIT:

Armando Broja tek Interi? Drejtori sportiv i klubit italian flet rreth sulmuesit shqiptar

Armando Broja tek Interi? Drejtori sportiv i klubit italian flet rreth sulmuesit shqiptar

Drejtori i Interit, Piero Ausilio këmbëngul se nuk ka asnjë shans që sulmuesi i Chelseat, Armando Broja t’i bashkohet Nerazzurrëve në janar.

Mediat në Itali raportojnë se sulmuesi 22-vjeçar është në radarin e Nerazzurrëve për afatin kalimtar të dimrit pasi Marko Arnautovic dhe Alexis Sanchez nuk kanë gjetur golin ende këtë sezon, për të mos përmendur që austriaku ka pësuar një lëndim të rëndë që do ta mbajë atë jashtë fushave për disa javë.


Siç raporton Calciomercato, Ausilio mori pjesë në një event të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit të martën, por përjashtoi ndonjë interesim të mundshëm për Brojën.

“Më vjen keq, por nuk është e vërtetë sepse jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi”, deklaroi ai.

“E njoh Brojën, e di që po rikuperohet nga një lëndim i rëndë dhe se ka shënuar gol. Shpresoj se ai do të jetë i rëndësishëm për kombëtaren nga e enjtja, por nuk ka asnjë shans për ta parë atë në Inter”, vazhdoi Ausilio.

Broja pësoi një lëndim të rëndë në gju verën e kaluar, por së fundmi ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon në fitoren 2-0 kundër Fulham.

Një tjetër lojtar me kombësi shqiptare, Kristjan Asllani, tashmë po luan për Nerazzurrët dhe Ausilio parashikoi një të ardhme të ndritur për 21-vjeçarin.

"Ai ka potencial të jashtëzakonshëm" - Pochettino me fjalë të mëdha për Armando Brojën
Lexo po ashtu "Ai ka potencial të jashtëzakonshëm" - Pochettino me fjalë të mëdha për Armando Brojën

“Atë e transferuam sepse ne mendojmë se ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për Interin, edhe nëse është shumë i ri dhe pa shumë përvojë”, tha drejtori i Interit.

Asllani, një ish-mesfushor i Empolit, ka luajtur 126 minuta në gjashtë paraqitje këtë sezon, katër në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve. Kontrata e tij në Stadio Meazza skadon në qershor 2027./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori