Një ari i madh është filmuar duke qëndruar në këmbët e pasme para se të prekte “butë” një grua në shpatull.

Pamjet, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, u filmuan në qytetin Monterrey, Meksikë, dhe më vonë u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.

Pamjet fillojnë me dy arinj, njëri prej të cilëve u afrohet një grupi të njerëzve, fillimisht afër dy grave.

Ai afrohet pas një gruaje përpara se të qëndrojë në këmbët e pasme, dhe siç duket i kërkon asaj pak ushqim.

Të tjerët që qëndrojnë përreth duken çuditërisht të qetë, por dëshmitarët dëgjohen të bërtasin kur “afrohet edhe më shumë”.

Pasi refuzohet nga një zonjë, ariu fillon të afrohet tek një tjetër – ku edhe përfundojnë pamjet. /Telegrafi/