Përfaqësuesja e Kosovës në Karate e ka nisur mjaft mirë vitin 2015. Garuesi ynë ka treguar paraqitje mjaft të mirë në turneun ndërkombëtar “24 Grand Prix Croatia”, turne ky më i madhi që organizohet nga Federata e Karatesë së Kroacisë.

Anëtari i klubit të karatesë “Ippon” Prishtinë, në luftën e parë mposhti garuesin Lativise Ricards Reinhaus. Ndërsa, në duelin e dytë garuesi ynë mposhti italianin Guseppe Aliprano dhe Matia Pampaloni.


Kurse, në finale Arifi u mposht nga kroati Boran Brak. Garuesi ynë u stolis me medaljen e argjendtë, duke treguar performancë të shkëlqyer në këtë turne.

Ky turne ishte një test i mirë për Arifin para aktiviteteve botërore, Premier Ligës që do të mbahet në Paris në vikendin që po vjen, si dhe para Kampionatit Evropian që mbahet prej 6-8 shkurt në Zurich të Zvicrës. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app