LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande fshin llogarinë në Twitter, uron Krishtlindjet në një postim në Instagram

Ariana Grande fshin llogarinë në Twitter, uron Krishtlindjet në një postim në Instagram

Ariana Grande po ndjek hapat e Miley Cyrus të vitit 2009, pasi këngëtarja ka çaktivizuar llogarinë e saj në Twitter të premten (24 dhjetor).

Grande, 28-vjeçare, nuk ka njoftuar një arsye për largimin, teksa fansat e saj reaguan shpejtë për mungesën e saj.

Emri i Grande filloi të bëhet trend në platformën e mediave sociale të premten pasdite kur ndjekësit e saj kuptuan se llogaria e saj “nuk ekziston”, sipas Twitter.

Foto: Ariana Grande/Instagram

Fansat pyetën se cila ishte arsyeja e fshirjes së papritur të llogarisë. Disa pyesnin nëse ishte në pyetje ndonjë sulm kibernetik, ose nëse Grande dëshiron të freskoi rrjegtet sociale për të shpallur një projekt të ri. Cilado qoftë arsyeja, llogaria e saj tashmë muk figuron në Twitter, shkruan People.

Megjithatë, prania e trajneres së “The Voice” në mediat sociale nuk është zhdukur plotësisht. Grande ishte aktive në llogarinë e saj në Instagram të premten. Ajo ndau postime promovuese për filmin e ri në Netflix “Don’t Look Up”, i cili u transmetua në platformën me një këngë nga Grande dhe muzikanti, Kid Cudi.

Përveç kësaj, Grande ka postuar një urim për ndjekësit e saj në natën e Krishtlindjeve.

“Gëzuar, qwndroni tw sigurt, ju dua”, ka shkruar Grande nw njw postim.

Foto: Ariana Grande/InstaStory

Grande pati një vit të ngarkuar. Ajo u shfaq për sezonin e saj të parë si gjyqtare në “The Voice”, e cila transmetoi finalen e sezonit të 26-të më 14 dhjetor. Grande gjithashtu u martua me Dalton Gomez në maj. Përveç kësaj, ajo lansoi edhe një linjë me produkte bukurie.

Grande nuk ka zbuluar shumë për dasmën, e cila u zhvillua në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni, por përfaqësuesi i saj konfirmoi dasmën me People në maj.

“Ata u martuan. Ishte dasmë e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Ahengu ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dyja familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, tha ai.

Vet këngëtarja ndau fotografi të ditës së dasmës në Instagram më vonë atë muaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori