LAJMI I FUNDIT:

Ardian Muja është “Ylli i Javës” së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Ardian Muja është “Ylli i Javës” së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Trepça’89, Ardian Muja.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Avni Shala, Enes Shosholli dhe Isuf Llumnica.


Komisioni vlerësoi se lojtari Trepçës ’89, Ardian Muja ishte më i miri i kësaj jave. Ai përveç se shënoi gol, kontribuoi me lojë kreative në mesin e fushës dhe bëri disa ndërpreje të kundështarit gjatë lojës, duke qenë më i merituari për fitoren e Trepçës’89 ndaj Dukagjinit (2:1). Këto tri pikë ia mundësuan skuadrës mitrovicase që të stabilizohet në garën për mbijetesë në elitë.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Trepça’89, Ardian Muja e ndau Shkëlqim Cakaj, menaxher i blerjës dhe furnizimjn në Albi Mall.

Muja u shpreh i lumtur për çmimin e fituar, por theksoi se në këtë edicion rëndësi kanë pikët për skuadrën, në mënyrë që sa më herët ta sigurojë mbetjen në Superligë.

Personalisht është ndjenjë e mirë jam shpallur ‘Ylli i Javës’, mirëpo e rëndësishme është fitorja që e arritëm kundër Dukagjinit. Këto tri pikë janë shumë të mirëseardhura për ne për vazhdimësinë e kampionatit, duke e ditur pozitën në të cilën ndodhemi aktualisht në tabelë. Një falënderim për shokët e skuadrës për angazhimin dhe për fitoren e kësaj jave, e ku me ndihmën dhe meritën e tyre edhe unë arrita performancë të mirë dhe në fund të vlerësohem edhe si më i miri i javës. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese për KF Trepça ’89 FC dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive, në mënyrë që në fund të arrijmë objektivin tonë që është mbetja në Superligë”, ka theksuar Muja për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së çmimit.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori