Edhe një këngë e re i është bashkuar skenës sonë muzikore duke shtuar shumë sosh që kanë ardhur gjatë sezonës së verës.

Ardian Bujupi dhe Elvana kanë bashkuar forcat për të sjell një projekt muzikor para fansave dhe publikut të gjerë.

“Meine Liebe (I dashuri im)” titullohet kënga e tyre më e re që e kanë shoqëruar me një video tejet të veçantë, ku shihet për mrekulli këngëtarët.

Theksojmë se një pjesë e këngës është regjistruar në gjuhën gjermane gjersa pjesa më e madhe në gjuhën shqipe.

Ndryshe, dyshja është duke mbajtur ndaras disa koncerte anembanë trojeve shqiptare dhe në diasporë. /Telegrafi/