LAJMI I FUNDIT:

Arbenita Ismajli vjen elegante në paraqitjen e radhës, tregon format trupore në fustan të shkurtër

Arbenita Ismajli vjen elegante në paraqitjen e radhës, tregon format trupore në fustan të shkurtër

Arbenita Ismajli është një prej modeleve më të bukura dhe më të suksesshme shqiptare.

Modelja nga Kumanova mbetet e angazhuar në realizimin e fotosesioneve të ndryshme, teksa disa imazhe të reja postoi edhe së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 600 mijë ndjekës.


Ajo ekspozoi linjat trupore e veshur në një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë dhe mëngë të gjata, ndërsa prerja e veçantë ia theksonte dekoltenë.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Arbenita kompletoi veshjen me çizme të gjata me ngjyrë gri me shkëlqim, teksa në dorë mbante një çantë të vogël të kombinuar me veshjen.

Brenda pak minutave foto mori mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Theksojmë që krahas angazhimeve profesionale, Arbenita është edhe një nënë e përkushtuar e një vajze.

Modelja dhe reperi, Fero u bën prindër për herë të parë në prill të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram