LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani shfaqet me barkun e fryrë në imazhet e reja

Arbana Osmani shfaqet me barkun e fryrë në imazhet e reja
Arbana Osmani (Foto: Instagram/arbanao)

Moderatorja e mirënjohur, Arbana Osmani, në muajin maj njoftoi se është në pritje të fëmijës me partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Ky do të jetë fëmija i parë i përbashkët i çiftit, ndërsa i dyti për prezantuesen, e cila ka një djalë nga martesa e saj e mëparshme.


Dhe derisa i është përkushtuar familjes së saj, Arbana i ka sjellë disa poza nga kuzhina.

(Foto: Instagram/arbanao)

Në njërën prej fotografive të publikuara në Instagram, ajo shfaqet me fustan të shkurtër, ndërsa vërehet barku i fryrë.

Në ditëlindjen e saj dhe të dashurit, Arbana Osmani njofton se po bëhen prindër
Lexo po ashtu Në ditëlindjen e saj dhe të dashurit, Arbana Osmani njofton se po bëhen prindër

Kujtojmë që lajmin se do të bëhen prindër, Arbana e kishte dhënë në datëlindjen e përbashkët që e ndan me partnerin e saj. /Telegrafi/