"Ti je paqja dhe shtëpia ime", urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit

Këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dedikuar një urim partnerit të saj, Kreshnik Gjergjit, me rastin e ditëlindjes.
Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ndau momente të veçanta familjare, duke shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshortin.
Në njërën prej fotografive, ku çifti shfaqet i përqafuar, Dafina shkroi: "Gëzuar ditëlindjen paqes sime, shtëpisë sime, personit tim. Faleminderit që çdo kapitull e shkruajmë bashkë. Le ta bëjmë çdo ditëlindje edhe më të bukur. Zemra jote meriton çdo zemër".

Në një tjetër imazh, Kreshniku shihet duke mbajtur në krahë fëmijën e tyre, ndërsa mbi foto shkruhet: "Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë".
Teksa në postimin e tretë, Dafina publikoi një moment të ëmbël ku partneri i saj dhe vogëlushi flenë së bashku, duke e shoqëruar me fjalët e thjeshta: "Jeta ime".

Ata janë bashkë që disa vite ku tashmë kanë edhe një djalë të quajtur, Daskan.
Çifti gjithashtu është në pritje edhe të një fëmijë tjetër. /Telegrafi/















































