LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet me plotësim ndryshime Plani i Biznesit 2024-2026 i KRU ‘Hidrodrini’

Aprovohet me plotësim ndryshime Plani i Biznesit 2024-2026 i KRU ‘Hidrodrini’

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ka njoftuar se sot në një takim të jashtëzakonshëm të Bordit Drejtues është aprovuar me plotësim ndryshime Plani i Biznesit 2024 – 2026.

Në njoftim thuhet se Plani i Biznesit 2024 – 2026 do të jetë, plan investiv, dinamik dhe me shtrirje të gjerë, gjithnjë në shërbim të konsumatorëve të tërë zonës së mbulueshmërisë.’-Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.


“Bordi i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në takim të jashtëzakonshëm, në përbërje të Jusuf Nikqi – kryetar, Mevlyde Kelmendi-Begolli, Simon Balaj, Driton Sylqa – Drejtorë dhe Dri Cena – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, dhe me pjesëmarrje të Besnik Zeqiraj – Zyrtar Kryesor Financiar i Kompanisë dhe  Kreshnike Dreshaj – Sekretare e Kompanisë ka aprovuar me plotësim ndryshime Planin e Biznesit 2024 – 2026. Në takim i pranishëm nga Ministria e Ekonomisë – Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, ka qenë edhe Adem Ahmetaj – Analist monitorues”./Telegrafi/