LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet kërkesa e Barcelonës për rritjen e kapacitetit të Camp Nou

Aprovohet kërkesa e Barcelonës për rritjen e kapacitetit të Camp Nou
Camp Nou (Getty Images)

Barcelonës i është dhënë dritë e gjelbër për të filluar zgjerimin e stadiumit të tyre Camp Nou nga një kapacitet prej 99,354 vendesh në 105 mijë.

Presidenti i klubit katalunas, Josep Maria Bartomeu konfirmoi lajmin për projektin prej 600 milionë eurosh të enjten mbrëma me terrenin që rrethon stadiumin për t’u përmirësuar gjithashtu.


Bartomeu tregoi se është aprovuar kërkesa e klubit për rritjen e kapacitetit të stadiumit mitik, Camp Nou, i cili do të rritet për rreth gjashtë mijë vendesh.

Hidhet poshtë marrëveshja për emrin e ri të Camp Nou
Lexo po ashtu Hidhet poshtë marrëveshja për emrin e ri të Camp Nou

“Ky është një projekt i rëndësishëm për klubin dhe ky lajm është fantastik për klubin dhe qytetin tonë”, u ka thënë fillimisht Bartomeu gazetarëve.

Camp Nou pritet të bëhet me kapacitet prej 105 mijë ulësesh (Getty Images)

“Përfitimet janë për të gjithë dhe është një plan i ndërgjegjshëm i cili do të sigurojë që stadiumi dhe zona të bëhet një hapësirë e hapur, pa barriera dhe me zona të gjelbra”.

“Kjo do të përfshijë një rikrijim të Camp Nout dhe rindërtimin e një arene të basketbollit për klubin”.

Dhjetë stadiumet e jashtëzakonshme që do të ndërtohen në pesë vitet e ardhshme (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë stadiumet e jashtëzakonshme që do të ndërtohen në pesë vitet e ardhshme (Foto)

“Tani mund të shohim që ky projekt të bëhet një realitet”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Ndryshe, Camp Nou aktualisht zë plot 99,354 tifozë, ndërsa me rritjen e tij do të ketë kapacitet prej 105 vendesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori