LAJMI I FUNDIT:

Hidhet poshtë marrëveshja për emrin e ri të Camp Nou

Hidhet poshtë marrëveshja për emrin e ri të Camp Nou
BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 18: Catalonia protestors hold up a flag inside the stadium during the UEFA Champions League group D match between FC Barcelona and Olympiakos Piraeus at Camp Nou on October 18, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kompania farmaceutike, Grifols, ka mohuar raportimet e medieve spanjolle se ata kanë qenë në bisedime për të blerë të drejtat e emrit të Camp Nou.

Këto raportime kanë dhënë indikacione se kompania spanjolle ishte në bisedime të avancuara për të kompletuar një marrëveshje afatgjatë për 30 vitet e ardhshme në të cilën parashihej ndërrimi i emrit të stadiumit në Nou Camp Grifols.


Marrëveshja u raportua se do të kushtonte 340 milionë euro për gjigantët katalanas, e indikacionet ishin se këto të holla do të shfrytëzoheshin për transferime dhe rinovime.

“Me respekt për lajmet e negociatave të Grifols dhe Barcelonës për të drejtat e emrit të Camp Nou, kompania nuk po mendon ndonjë sponsorizim të këtij lloji”, potencoi kompania, përcjell Marca.

Grifols është e bazuar në Barcelonë në mesin e 35 top kompanive të listuara në berzën spanjolle, teksa Camp Nou pritet të hyjë në renovim brenda dy vitesh.

Barcelona aktualisht e ka fortesë stadiumin Camp Nou, ku i zhvillon edhe betejat më të mëdha.

Klubi katalanas aktualisht gjendet në pozitën e parë, kurse Camp Nou është prej stadiumeve më të mëdha në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori