LAJMI I FUNDIT:

Apartament në Milano: Messi reflekton në të ardhmen, probleme për Barcelonën – Interi po punon konkretisht

Apartament në Milano: Messi reflekton në të ardhmen, probleme për Barcelonën – Interi po punon konkretisht

Heshtja e Lionel Messit në publik dhe apartamenti i blerë në Milano – kanë shkaktuar mjaftë rrëmujë te Barcelona.

Grupi Suning është duke punuar konkretisht në transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, derisa Presidenti i Josep Maria Bartomeu është me ‘duar të lidhura’.


Blaugranasit thuhet se janë të pafuqishëm që të ndalojnë largimin e 33-vjeçarit, pasi në vitet e fundit kanë dështuar t’i transferojnë edhe një tjetër partner në sulm, transmeton Telegrafi.

Pas largimit të Neymarit në drejtim të Parsin Saint-Germain në vitin 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro, katalunasit nuk kanë arritur të gjejnë një zëvendësues të suksesshëm.

Edhe pse transferuar Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmundi e Philippe Coutinhon nga Liverpooli, dyshja kanë dështuar të shpaguajnë shumën e paguar për ta.

Messi ka blerë apartament në Milano, shtohen spekulimet që e lidhin me Interin
Lexo po ashtu Messi ka blerë apartament në Milano, shtohen spekulimet që e lidhin me Interin

Nga këto dështime të bordit të klubit, Messi ka mbetur i zhgënjyer dhe kjo është parë disa herë në media, ndërsa në këtë verë mund të përcaktohet e ardhmja e tij.

Interi ka disa vite që tenton të bind argjentinasin që të kalojë në Giuseppe Meazza dhe asnjëherë nuk ka qenë më afër të transferojë më të mirin në histori të Barcelonës.

Lionel Messi (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Nerazzurët besohet se kanë arritur të bindin Lautaro Martinezin që të qëndrojë në skuadër, gjersa Antonio Conte po punon në marrëveshje të tjera.

Klubi italian dëshiron të ngjallë sërish rivalitetin mes Messit dhe Cristiano Ronaldos që luan te Juventusi, pasi kur portugezi ishte në La Liga, të ardhurat nga marketingu ishin shumë të larta edhe për Real Madridin, shkruan Telegrafi.

Pronarët e Interit provokojnë Barcelonën duke e shfaqur një pamje të Messit si paralajmërim për ndeshjen ndaj Napolit
Lexo po ashtu Pronarët e Interit provokojnë Barcelonën duke e shfaqur një pamje të Messit si paralajmërim për ndeshjen ndaj Napolit

Interi e di se me transferimin e argjentinasit, të ardhurat e tyre do të rriteshin ndjeshëm dhe shumën e transferimit të tij mund ta arrijnë nga shitja e fanellave.

Kontrata aktuale e Messit skadon në verën e vitit të ardhshëm, mirëpo skuadra italiane nuk e ka problem që të paguajë shumën e transferimit në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori