LAJMI I FUNDIT:

Anxhelina: Angela Martini nuk ka ndikuar në ndarjen nga ish-i dashuri Fatmir Hysenbelliu (Video)

Anxhelina: Angela Martini nuk ka ndikuar në ndarjen nga ish-i dashuri Fatmir Hysenbelliu (Video)

Anxhelina Hadergjonaj ka qenë e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, Xing me Ermalin, ku ka folur rreth lidhjes së saj me Fatmir Hysenbelliun.

Vajza e këngëtares Albërie Hadergjonaj e ka quajtur serioze lidhjen e tyre, mirëpo si arsye të ndarjes e ka quajtur largësinë ndërmjet tyre.


Për më shumë ajo ka sqaruar se Angela Martini nuk ka qenë aspak shkak i ndarjes së tyre.

Largësia ishte arsye e ndarjes nga ish- i dashuri (Instagram/Anxhelina)

“Ka qenë serioze, po me Fatmirin… nuk ka qenë fare Angela arsye e ndarjes. Ne të dy kemi qenë larg për dy vjet dhe normalisht jemi rritur. Ai i ka pasur gjërat e veta këtu, unë të miat”, ka thënë Anxhelina.

?

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on Oct 13, 2017 at 8:47am PDT

Ata kanë mbetur miq përkundër ndarjes dhe vazhdojnë t’ia urojnë njëri-tjetrit ditëlindjet dhe festat.

Në profilet e Anxhelinës nuk mungojnë imazhet që tregojnë sensualitetit e saj (Instagram/Anxhelina)

Madje Anxhelina ka treguar se e kishte takuar atë para disa ditësh.

Në të kaluarën edhe vet Fatmiri ka mohuar të ketë pasur lidhje me Martinin e aq më pak ajo të ketë ndikuar në lidhjen me ish-të dashurën e tij.

Fatmir Hysenbelliu është futbollist dhe biznesmen shqiptar, i cili është mjaft i përfolur në faqet rozë. Pasaniku 25 vjeçar është përfolur edhe me një lidhje me aktoren e famshme hollivudiane, Pamela Anderson.

Biznesmeni shqiptar, supervetura e tij dhe modelja e njohur – pjesë e klipit të muzikantit anglez të xhiruar në bregdetin shqiptar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Biznesmeni shqiptar, supervetura e tij dhe modelja e njohur – pjesë e klipit të muzikantit anglez të xhiruar në bregdetin shqiptar (Foto/Video)
Fatmir Hysenbelliu është shpesh pjesë e faqeve rozë (Instagram/Fatmir Hysenbelliu)

Ai është djali i Irfan Hysenbelliut, biznesmenit dhe CEO-s së IHB Group që pronëson, Birra Korça, Erjoni LTD dhe Panorama Group. Njëherësh, ai është aksionar (50 për qind) në Universitetin Luarasi dhe Focus Group që pronëson kanalin televiziv News 24.

Për më shumë, ai është pronar i 15 spitaleve në Itali dhe një në Paris, së bashku me kompaninë italianë Villa Maria. /Telegrafi/

Amiche

A post shared by Fatmir Oni Hysenbelliu (@fatmirhysenbelliu) on Jul 1, 2017 at 3:10pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori