LAJMI I FUNDIT:

Anxhela Peristeri mohon shtatzëninë

Anxhela Peristeri mohon shtatzëninë

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka mohuar hapur shtatzëninë.

Një prej zërave të shquar pasi mbajti një paraqitje në Tiranë, u vërshua nga komentet.


View this post on Instagram

Pas dashurisë së pamatë që mora prej të gjithëve ju mbrëmjen e djeshme, dua të falenderoj të gjithë ata që kontribuan në realizimin e koncertit tim të parë recital "Reflektim". Falenderoj Bashkinë Tiranë, Qendrën Ten dhe në veçanti Kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erjon Veliaj për gatishmërinë dhe vëmendjen e veçantë që i kushton artit dhe artistëve. Falenderoj Qendrat Tregtare Toptani dhe Coin gjithashtu kompaninë Agna me ujin Spring. Falenderoj: Kompaninë "Connext" që ka realizuar të gjithë pjesën konceptuale, të planifikimit dhe organizimit deri në detaj të të gjithë koncertit sidomos Klodian Makashi, Uarda Koçi etj. THE BEST TEAM!!! Falenderoj për mbështetjen mediatike TV Klan dhe regjisoren e paparë, Edlira Baholli. Falenderoj të ftuarit specialë, Elhaida Dani (një vokal i jashtëzakonshëm) & Offchestra (çfarë energjie skenike që kanë). Falenderoj "Altin Llakaj Band" që kanë riorkestruar të gjitha këngët në mënyrën më perfekte të mundshme aq sa unë i dashurova nga e para… Falenderoj stilistin Joni Peçi të cilin e besoj me symbyllur dhe artistet e "Lorel Make Up", Ela & Lola. Falenderoj skenografen Laedia Hajdari që në projeksionet e mjeshtrit Flor Çanga, regjinë skenike të profesor Spiro Dunit dhe "Qendrës Kulturore Katedralja Ortodokse" reflektuan artistikisht të gjitha ndjesitë e këngëve të mia. Falenderoj të gjithë gazetarët, programet televizive, mediat sociale që përcollën korrektësisht tek shikuesit gjithçka ndodhi përgjatë këtyre muajve përgatitjeje. U jam mirënjohëse pafundësisht kolegëve të mi artistë që më respektuan me prezencën e tyre në koncert, suportin në rrjetet sociale. Falenderoj publikun & fansat që mbushën sallën, u emocionuan dhe kërcyen me mua, që më kanë shkruar mesazhe falenderimi duke me ngarkuar më përgjegjësi edhe më të madhe që s`duhet të heq dorë së bëri muzikë P.s Dhe për shumë vite s`kam ndërmend 🙂 Më mbushët shpirtin!!!!! Shihemi së shpejti në projekte të tjera artistike…

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on Nov 16, 2018 at 11:16am PST

Kryesisht komentet ishin urime për të dhe shtatzëninë e saj.

Por, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka mohuar një gjë të tillë.

Këngëtarja thotë se vetëm ka shtuar disa kilogramë më tepër.

“Faleminderit për bekimet që më keni dhënë me komentet tuaja për shtatzëni, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kg plus. Nuk kam arsye ta fsheh sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos keni asnjë dyshim për këtë që po ju them”, shkruan Anxhela.

Anxhela ka ditur ta mbajë mirë jetën private jashtë syrit të medias. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori