eksperti-banner

Me lehtësimin e masave ndaj COVID-19 kanë filluar edhe mbrëmjet e ahengjet e ndryshme muzikore.

Pas një pauze prej më shumë se një viti, këngëtarët janë rikthyer për të performuar nëpër vende të ndryshme.


Reperja nga Prizreni, Tayna, mbrëmë (e premte) do të performonte në një nga klubet e Tiranës por që duket se koncerti i saj u anulua.

203398813 1800541270148986 2921470419512314775 n 1 Tayna (Foto: Instagram)

Ajo në një postim të ndarë në InstaStory ka ironizuar duke thënë se me virus infektohesh pas orës 10 të mbrëmjes dhe nga muzika.

“Anulohet koncerti sepse corona ngjitet prej orës 10 të mbrëmjes dhe prej muzikës. Studim i ri shkencor ky. Kërkoj falje të gjithë atyre që kanë rezervuar. Shihemi herën tjetër! Ju dua”, ka shkruar artistja.

Ndryshe, nga 1 korriku në Shqipëri ka hyrë në fuqi ora e re policore e cila është shtyrë deri në 24:00.

Orari për muzikë në anën tjetër ka mbetur i njëjti deri në 22:00 të mbrëmjes. /Telegrafi/