LAJMI I FUNDIT:

Anulohen fluturimet e British Airways

Anulohen fluturimet e British Airways

British Airlines ka anuluar dhjetëra fluturime nga aeroportet e Londrës pasi sistemi i biletave u godit nga një problem i kompjuterëve.

Kompania tha se një “problem i sistemit” shkaktoi vonesën dhe anulimin e fluturimeve nga aeroportet Heathrow, Gatwick dhe London City.


81 fluturime në Heathrow u anuluan, ndërsa 10 fluturime u anuluan në Gatwick dhe më shumë se 200 të tjera u zhvendosën.

Kompania deklaroi që pasagjerët mund të pre-notojnë biletën e tyre përsëri për një ditë tjetër.

Në maj 2017, kompania gjithashtu pati një problem të ngjashëm me kompjuterët dhe u deshën tre ditë për tejkalimin e tij. /kp/Telegrafi/