LAJMI I FUNDIT:

Ansu Fati cak i sulmeve raciste nga mediat, Griezmann i del në mbrojtje: Ai është një djalë i jashtëzakonshëm që meriton respekt

Ansu Fati cak i sulmeve raciste nga mediat, Griezmann i del në mbrojtje: Ai është një djalë i jashtëzakonshëm që meriton respekt

Antoine Griezmann është ngritur në këmbë për shokun e ekipit të Barcelonës, Ansu Fati, pasi raporti i ndeshjes së mediumit ABC të martën në mbrëmje përdori konotacione shumë raciste kur diskutonte për sulmuesin 17-vjeçar.

Ansu Fati shënoi një gol dhe dha një asistim në fitoren 5-1 të Barcelonë ndaj Ferencvaros, por mënyra në të cilën gazetari i ABC, Salvador Sostres, përshkroi reprezentuesin spanjoll shkaktoi zemërim në mediat sociale.


“Ansu ishte afër golit me një goditje të një sulmuesi të pastër, duke e kthyer në mënyrë të përsosur trupin e tij. Ansu kur vrapon ka diçka të ngjashme me një gazele, ai duket si një shitës i ri dhe i zi rrugësh, ai që mund të shihni duke vrapuar në Paseo de Gracia duke bërtitur “ujë, ujë” kur të vijnë policët”.

“Pamje të një xhungle në zemër të qytetit. Tani nuk ndodh më për shkak të Ada Colau [Kryetari i Bashkisë së Barcelonës ], kriminelët janë policët dhe jo shitësit e rrugëve, të cilët nuk kanë nevojë të ikin më shpejt. Është e vërtetë që pa turistë, biznesi i tyre bie”, thuhet në raportin e mediumit ABC.

Barcelona e fillon sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore përballë Ferencvarosit
Lexo po ashtu Barcelona e fillon sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore përballë Ferencvarosit

Griezmann u bashkua me ata që kanë kritikuar publikisht paragrafin e Salvador Sostres, duke shkruar se Ansu Fati është djalosh i jashtëzakonshëm dhe meriton respekt.

“Ansu është një djalë i jashtëzakonshëm që meriton respekt si çdo qenie njerëzore. Jo racizmit dhe jo sjelljes së keqe”, shkroi Griezmann në Twitter.

Postimi i francezit kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në mediat sociale dhe në vetëm 40 minuta kishte më shumë se 1,200 përgjigje, pothuajse të gjitha duartrokisnin mbrojtjen e tij ndaj produktit të të rinjve të Barcelonës.

Paragrafi në raportin e ndeshjes kishte shkaktuar një trazim të madh gjatë gjithë ditës, por askush nga Barcelona nuk kishte dalë për të dalë në mbrojtjes të Ansu Fati derisa Griezmann doli për të kërkuar respekt për bashkëlojtarin e tij.

Ansu Fati ka filluar sezonin 2020/21 në një formë të pabesueshme, pasi ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime në pesë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa sezonin e kaluar ai luajti gjithsej 33 ndeshje, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori