LAJMI I FUNDIT:

Aniston kritikon mediat për shpifje

Aniston kritikon mediat për shpifje

Aktorja e njohur Jennifer Aniston është shprehur se gratë janë të ekspozuara në thashetheme “absurde dhe ngacmuese” nga mediat.

Në një artikull të Huffington Post, aktorja ka mohuar thashethemet se ajo është shtatzënë para se të flasë për ndikimin e “objektivizmit dhe analizës nëpër të cilën kalojnë gratë”.

“Unë dua të marr pjesë në një bisedë më të gjerë që ka nisur dhe duhet të vazhdojë. Sa për informacion, unë nuk jam shtatzënë. Jam e lodhur,” ka shkruar ajo. “M’u ka mbushur kupa nga këto analiza dhe ngacmime sipërfaqësore që ndodhin përditë të fshehura nën titullin e “gazetarit”, “Amandamenti i parë” dhe “showbizi””.

Artistja e famshme është martuar me skenaristin Justin Theroux në muajin gusht të vitit të kaluar.

“Çdo ditë unë dhe burri im ndihemi të ngacmuar nga fotografë agresivë të vendosur jashtë shtëpisë tonë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm që të sigurojnë ndonjë fotografi”, ka shtuar Aniston.

“Objektiviteti dhe analiza në të cilën përfshihen gratë është absurde dhe neveritëse. Mënyra se si më portretizojnë mediat është një reflektim i mënyrës se si i shohim femrat në përgjithësi, duke u krahasuar me një standard bukurie”, ka theksuar më tej artistja.

Për përfundim 47 vjeçarja është e lodhur nga të qenit pjesë e këtyre thashethemeve. Ajo ka shtuar se vetëm që trupi i saj po ndryshon, nuk do të thotë se duhet të cilësohet si e “plotë” ose “shtatzënë”. Ajo ka shprehur se njerëzit duhet të vetëdijesohen se standardet e bukurisë ekstreme po i shkaktojnë këto lajme të cilat dëmtojnë intelektin.

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina

"Ledion Liçon apo Arbana Osmanin?" - Arbër Hajdari habit me zgjedhjen e tij

Magazina
I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

Magazina
Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Magazina
Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Magazina
Kalo në kategori