LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Virusi 4-4-2 kaplon La Ligan

Analizë: Virusi 4-4-2 kaplon La Ligan

E keni vërejtur formacionin 4-4-2 sërish në La Liga?

E kujtoni formacionin dinozaur të pëlqyer nga anglezët, me hapësirë mes vijave të mesfushës e mbrojtjes për të depërtuar? Pikërisht, ky formacion është rikthyer dhe jo aty ku është pritur. Është formacion që rallë shihet tashmë në Ligën Premier, por tash po shihet në La Liga, ku luajnë edhe disa prej top 10 përfituesve më të mëdhenj në futboll.

Barcelona, Valencia, Real Madridi, Atletico dhe Villarreali – që të gjithë kanë shfrytëzuar këtë sezon variacionin taktik 4-4-2.

Nëse nuk pajtoheni, është e drejtë, sepse është një tentim i çmendur të përshkruash taktikat e një loje dinamike të komplikuar si futbolli në mënyrë të drejtpërdrejtë në formë të numrave të radhitur në formë horizontale. Por, shikoni se si Real Madridi luajti ndaj Las Palmas kur humbte posedimin – Marco Asensio ishte mesfushori i djathtë dhe Isco ishte në të majtë – e me topin, kishte liri më të madhe për mesfushort e mbretërve.

Renditje të njëjtë shohim edhe te Barcelona. Shikoni Paco Alcacerin duke humbur posedimin ndaj Leganesit në fundjavën e kaluar, ai shpejt vrapoi në krahun e djathtë të mesfushës, por kur ekipi i tij rifitoi topin, atëherë ai kishte lirinë për të sulmuar, deri në momentin që nuk pengonte Lionel Messin – natyrisht.

Formacioni i vjetër 4-4-2 pak është vajtuar nga mjeshtrit e futbollit për shkak të asocimit të tyre me futbollin e drejtpërdrejt. Shpeshherë kjo “gjallesë” është rikonstruktuar me një prej sulmuesve më thellë në zonë, e ne e kemi quajtur formacion 4-5-1. Por, nëse e lini njërin mesfushor të qendrës më thellë dhe anësorët i çoni më përpara në një linjë me sulmuesin dytë, atëherë ju keni një 4-2-3-1. Ne kemi parë edhe këtë formacion gjithandej në La Liga, për shkak se ofroi për trajnerët nën presion eliksirin relaksues – kontrollin.

Në duart e një trajneri të duhur, formacioni me pesë mesfushorë mund të jetë fenomenal – me pasime të sakta, lëvizshmëri inteligjente dhe me lojtarë mjaft të shkathtë për t’i mposhtur kundërshtarët – një ekip mund të krijojë raste dhe të mbrojë mbrojtjen. Çka ka për të mos u pëlqyer këtu?

Mos tentoni të më quani të egër në mendime duke thënë se po shikoj shumë ndeshje të pjesës së poshtme tabelare të La Ligas, ku asnjëri prej gjeneralëve nuk është i përgatitur për t’u larguar nga kodra e për të hyrë në betejë. Kam parë ekipe që në mënyrë dëshpëruese duan të fitojnë duke ja nxjerrë shpirtin një sulmuesi – i cili nuk duket se do të shënonte edhe nëse ndeshjet do të zgjasnin dy ditë.

Më pas kur e shihni sulmuesin e dytë duke u bërë gati për lojë teksa nxehet para gjyqtarit të katërt, e prisni të bashkohet me sulmuesin aktual në lojë, të thyen zemrën kur sheh se ai po zëvëndësohet kokë më kokë për sulmuesin aktual – duke lënë sërish ekipin me vetëm një alternativë përpara.

Pako Ayestaran refuzoi të fuste në lojë Loic Remyn dhe Jonathan Callerin për t’i bashkuar ata në një vijë sulmuese kur Las Palmas po humbiste në shtëpi 1-0 nga Levante. Ky ekip humbi 2-0.

Dy performancat më të mira të fundjavës së kaluar ishin fitorja 4-1 e Getafes ndaj Alavesit dhe demolimi i Betisit nga Eibari.
Besoj se tashmë e dini se ku dëshiroj të dal.

Të dyja ekipet fituese aplikuan formacionin 4-4-2. Në rastin e Eibarit, ishte një reformim i formacionit pasi përdorte nga pesë mbrojtës. Ivan Alejo dhe Takashi Inui ishin në krah, Charles dhe Sergi Enrich punuan përpara dhe Dani Garcia e Gonzalo Escalante kontrolluan gjithçka në mesfushë. Betisi ishte poli i kundërt i Eibarit – shumë linja dhe shumë pasime – por u mposht nga një sistem më i thjeshtë.

Ndoshta dukem pak sa selektiv. Kishte momente kur Betisi luajti lehtësisht në mesfushën e Eibarit, Sergio Leon humbi dy raste dhe golat e baskëve zbuluan gabimet në mbrojtje të kundërshtarit. Futbolli nuk është aq konkret sa mendojmë dhe formacioni 4-4-2 jo domosdoshmërisht mposhtë 4-2-3-1 e natyrisht se nuk po sugjeroj që Las Plamas do t’i jepte fund serisë negative nëse do të ndërronte formacionin.

Por, nëse ekipet në maje të tabelës po përgatiten që të eksplorojnë virtytet e formacionit 4-4-2, pse ekipet në fund të tabelës kanë frikë ta bëjnë këtë? Sigurisht se Deportivo la Coruna mund të funksionojë me sistemin që nxjerrë më të mirën nga dy lojtarët, Lucas Perez dhe Florin Andone të cilët mund të shkaktojnë telashe për mbrojtësit.

Simeone preferoi po ashtu formacionin 4-4-2 në ndeshjen ndaj Realit. Nxori barazim, madje ishte afër fitores. Në sulm ishin Griezmann dhe Correa nga minuta e parë. Foto: Getty Images

Po, është rrezik dhe po, kjo lë hapësira për kundërshtarë të mençur për t’i shfrytëzuar – por me trajnerllëk pa imagjinatë dhe lojtarë jo inteligjente, kjo mund të jetë vula e futbollit të parashikueshëm.

Për këtë arsye, trajnerët që po vuajnë duhet ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga mendësia e tyre kryeneçe dhe të vendosin dy sulmues në krye për të shtuar presionin te ekipi kundërshtar, sidomos nëse janë në ndjekje të rezultatit.

Shikoni Valencian ndaj Barcelonës. Kishte epërsinë, e madje ishte afër fitores – në fund ju gëzua një barazimi ndaj Barcelonës që vazhdon të ketë kreun e tabelës. Valencia luajti me formacionin 4-4-2 me Zazan e Rodrigon në krye të sulmit duke bërë presion konstant mbi mbrojtjen katalanase, gjë që u shpagua. Në fund madje, Valencia ishte afër golit të fitores me Zazan, i cili po të qëllonte kuadratin, vendasit do të arkëtonin tri pikët.

Por, nëse Getafe bie nga liga duke shfrytëzuar formacionin 4-4-2, atëherë do të shkruaj edhe një tjetër analizë dhe do t’iu kërkoj falje të gjithëve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori