Me Barcelonën që po qëndron në një pozitë tabelare të mrekullueshme në La Liga para El Clasicos së parë të sezonit, është koha të ekzaminohet nëse Ernesto Valverde ka ndjerë mungesën e Neymarit.
Kalimi prej 220 milionë euro i Neymarit te PSG ka çuar botën financiare të futbollit në një çorrsokak që ja ka rrëmbyer El Clasicos një fytyrat kryesore të diskutimit.
Beteja MSN dhe BBC ishte shndërruar në vulën e kryetitujve të ndeshjes më të madhe të futbollit evropian, por nuk është më kështu, derisa Neuer të shafqet në sulmin e Camp Nou (gjë që do të ishte gjëja më e çmendur që ndoshta mund të bënte portieri gjerman).
Shakatë anash – nga pikëpamja e Barcelonës që u dominua nga skuadra e Zidanes vitin e kaluar në luftën për titull, këtë vit katalanasit po ja dalin mbanë pa yllin brazilian. Ata janë 11 pikë para Realit në maje të tabelës para udhëtimit në Bernabeu të shtunën.
Por, si ka ndryshuar loja e Barcës që prej largimit të Neymarit? Si po luajnë Suarez dhe Messi pa partnerin e tyre?
Koha për hulumtim në Opta data…
Numrat
Në të njëjtën pikë sezonin e kaluar, Barcelona ndoqi Real Madridin në La Liga për tri pikë – një deficit që Barca nuk ja doli të shkrijë, por Ernesto Valverde ka bërë mrekullinë deri tash këtë sezon.
Barca mbetet e pamposhtur në La Liga para se të shkojë drejt Bernabeut, me 13 fitore nga 16 ndeshjet këtë sezon, kështu që duket se mungesa e Neymarit ishte neglizhente.
Me Neymarin, Barcelona ka shënuar 63 gola në 24 deri në këtë fazë sezonin e kaluar, e këtë herë BArca ka dy ndeshje më shumë, por ka shënuar më pak gola.
Në posedim të një sulmuesi të tretë, Barca ka saktësi të gjuajtjeve prej 22.78 për qind, gjë që tejkalon 18.85 për qind të këtij sezoni, pasi Suarezi siç e dimë vazhdon të vuajë.
Magjia Messi vazhdon të shkëlqejë
Suarz ka shënuar katër herë në tri udhëtimet e fundit në kampionat, por ka shënuar pesë në 10 ndeshjet e fundit.
Kjo ka ngritur nevojën për përgjegjësi më të madhe nga Messi, por argjentinasi siç është pritur ka shkëlqyer. Mjeshtri i madh katalanas ka 14 gola në emrin e tij, ashtu sikurse pesë asistime.
A mund të mbahet Barca?
Duket sikurse Barcelona e ka harruar Neymarin. Valverde shpesh e ka bashkuar Suarezin me Messin në sulm bashkë me Paulinhon i cili ka operuar me taktikën ‘box to box’ duke qenë prezent si në mbrojtje ashtu dhe në sulm, gjë që pak e ka zhvendosur Barcën nga vula e 4-3-3.
Aty ku Barca më parë shpresonte në hapje të mundësive te Neymari, tash është më shumë subjekt i një “MessiVarësie” se kurrë më parë.
Ishte një pasim i bukur ai që ja mundësoi Jordi Albas të mohojë një fitore për Valencian dhe një barazim 0-0 ndaj Juventusit pa ndonjë domethënie ku Messi ishte në stol.
Ousmane Dembele po ashtu s’ka pasur rastni që të dëshmojë veten për shkak të një lëndimi, por në njërin apo tjetrin sens të gjithë e dimë se këpucët e Neymarit duhet të mbushen për të lehtësuar peshën që po bart mbi supe lideri i sulmit, Messi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFormacionet zyrtare, Man City - Real Madrid: Guardiola kthen yjet, në sulm ndaj mbretërve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Bayerni dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion për ndeshjen e dytë - formacionet zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE