LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Ronaldo dhe Messi sërish kokë më kokë, kujt i takon El Clasico?

Analizë: Ronaldo dhe Messi sërish kokë më kokë, kujt i takon El Clasico?

Me ndihmë të Opta data, do të shikojmë se kush ka më shumë ndikim në El Clasico – Ronaldo apo Lionel Messi.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të risjellin edhe një herë betejën më të madhe individuale të futbollit kur të takohen në El Clasicon e shumëpritur të shtunën.


Barcelona ka përfituar nga një epërsi në tabelën e La Ligas dhe e di se një fitore në Bernabeu do të këpuste të dyja këmbët e shpresës së Realit për titull.

Ndeshja potencialisht vendimtare mund të vendoset nga ajo se kush prej këtyre superyjeve e merr kontrollin e lojës.

Duke shfrytëzuar Opta datan, analizojmë se cili prej yjeve ka pasur karrierën më të mirë në El Clasico përballë njëri-tjetrit.

Mjeshtri Messi

Edhe një makinë e konstruktuar deri në perfeksion për gola si Ronaldo nuk mund të arrijë supremacinë shënuese të Messit kur vjen puna te El Clasico.

Argjentinasi është lojtari me më së shumti gola në historinë e El Clasicos me 24 gola në të gjitha garat nga 36 paraqitjet.

Përqindja e jashtëzakonshme është më e mrië se sa e Ronalos që ka shënuar 17 gola në 28 paraqitje që prej se erdhi nga Anglia në Spanjë në vitin 2009.

Krahasuar me 13 asistet e Messit, asistimi i vetëm i Ronaldos tregon se është një statistikë shumë e keqe kjo për një lojtar që nuk ka pasur mungesë të lojtarëve kualitativë përreth.

Kapiteni i Portugalisë kurrë nuk heqë përgjegëjsnië nga goli dhe është vetëm një gol larg Alfredo Di Stefanos i cili ka 18 gola në përballjet ndaj Barcelonës.

Fitimi i luftës ekipore

Beteja e gjatë e Ronaldos dhe Messit do të jetë e diskutueshme për dekada, por El Clasico si rivalitet do t’i tejkalojë ata për vlerën që posedon.

Ndeshja mund të dëshmohet vendimtare në përcaktimin e fatit të La Ligas dhe ashtu sikurse ilustrohet suksesi i fundit i Ronaldos me Topin e Artë, suksesi ekipor është çelësi i vlerësimeve individuale.

Me këtë në kokë, Messi do të ketë ndjerë kënaqësi nga secila prej 16 fitoreve që ai ka arritur mbi Realin në 36 përballje. Ai ka humbur 12 ndeshje dhe ka barazuar në tetë raste tjera.

Ky numër është i kënaqshëm marrë parasysh se Ronaldo ka tetë fitore në 28 ndeshje prej të cilave sulmuesi i Realit ka 13 humbje dhe shtatë barazime.

Kush mbetet faktori më i madh?

Ronaldo është goditur nga zërat prapa tij për faktorin e të mos qenurit vendimtar përkundër faktit se mori Topin e dytë të Artë rresht, duke u barazuar me Messin me nga pesë.

Por, cili lojtar ka qenë më efektiv në përballjet direkte kokë më kokë?

Ndikimi i Mesit, i cili shënoi tri gola në ktër ndeshjet e fundit, mbetet i fortë, edhe pse 30 vjeçari nuk ka realizuar asnjë asist të vetëm në gjashtë ndeshjet.

Ronaldo në anën tjetër ka shënuar dy herë në katër ndeshjet e fundit që prej fillimit të vitit 2016, me golin më të fundit që u shënua në Superkupën e Spanjës në fitoren prej 3-1 në Camp Nou në gusht.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori