LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Pesë faktorët përcaktues të luftës së Liverpoolit për titull

Analizë – Pesë faktorët përcaktues të luftës së Liverpoolit për titull
Liverpool's Roberto Firmino high fives his teammates during the Premier League match at Anfield Stadium, Liverpool. Picture date 25th August 2018. Picture credit should read: Matt McNulty/Sportimage via PA Images

Tri ndeshje, tri fitore, tri porta të pa prekura. Fillimi i sezonit të Liverpoolit, kombinuar me transferimet e afatit kalimtar veror kanë shërbyer për të cementuar idenë se The Reds janë rivalët kryesorë të Manchester Cityt për titull këtë sezon.

Përkundër asaj se çka thonë tifozët rivalë për tifozët e Liverpoolit të cilët thonë vazhdimisht “ky është viti jonë”, e tash nuk ka tifoz që nuk sheh përpara luftën për titull, më të fortën nga viti 2008, kur ekipi i Rafa Benitezit përfundoi në vendin e dytë dhe humbi vetëm dy ndeshje atë sezon.

Në raste tjera kur Liverpooli përfundoi në pozitën e dytë në sezonin 2013/2014, The Reds fituan tri ndeshjet hapëse, por ishin larg luftës për titull deri kur erdhën 11 fitoret rresht në pjesën e dytë të sezonit. Ishte një fitore në momentet e fundit në Fulham ajo që i bëri tifozët të besojnë për një luftë ëpr titull.

Këtë sezon, që është sezoni i tretë i plotë për Kloppin në Anfield, ndihet se është ndryshe. Jo sikurse në vitin 2013/2014 kur ishte faza e fundit e sezonit që i bëri tifozët të besojnë në titull, tash duket se secila ndeshje është për titull. Nëse Liverpooli do t’ia dalë të sfidojë Manchester Cityn gjatë gjithë luftës për titull, e që The Reds të fitojnë titullin e parë të kampionit në tri dekada, do të varet nga disa faktorë.

1. Kush shkon më larg në Ligën e Kampionëve

Nëse ua ofroni tifozëve të Cityt të zgjedhin mes titullit të Ligës Premier dhe të Ligës së Kampionëve, ata do të zgjedhin titullin e LK-së. Për Liverpoolin, do të ishte e kundërta. City ka nevojë për Ligën e Kampionëve për ta vënë veten në mesin e klubeve elitare, përderisa Liverpooli ka nevojë që të ndërprejë periudhën pa titull në Angli.

Të dyja klubet pritet që të kenë progres të madh në Ligën e Kampionëve edhe pse Liverpooli e ka më vështirë me PSG-në dhe Napolin në grup si kundërshtarë të vështirë. Ajo që do të ndodh në Ligën e Kampoionëve mund të jetë kruciale në destacionin e tyre final për Ligën Premier, ku dy klubet pritet të ndikohen nga impakti në Evropë.

A do ta bëjë prioritet Pep Guardiola skuadrën e Ligës së Kampionëve përpara kampionatit? Duket se kjo do të ndodhë nëse shihet vullneti i drejtuesve të klubit anglez.

2. Fati

Sipas një studimi të ESPN, Liverpooli ka qenë ekipi më i pafat në sezonin 2017/2018 duke humbur 12 pikë për shakk të vendimeve të gabuara. Kjo do t’i linte The Reds sërish prapa Cityt për 10 pikë, por angazhimet në Evropë do të kishin ulur këtë hapësirë të pikëve edhe më shumë.

The Reds kanë fituar vetëm tri penalti, duke krahasuar me tetë një sezon më parë. Disa vendime më të favorshme nga gjyqtarët dhe një fat i mirë në dallim me sezonin e kaluar do të shihte Liverpoolin lart në tabelë.

Një tjetër aspekt i fatit që luan rol janë lëndimet. Nëse mendojmë lëndimin e Alex Oxlade-Chamberlain, që nuk ka qenë nën kontrollin e klubit, atëherë mund të thuhet se Liverpooli nëse arrin të mbajë në formë të mirë lojtarët kryesorë, atëherë do të ketë edhe gjasa për titull. Fati për lëndime, është jetik.

3. Nëse City do të përsërisë formën

Nëse lëndimet dhe gjyqtarët janë larg prej duarve të tyre, atëherë faktor tjetër që është jashtë kontrollit të Liverpoolit është edhe forma e paprecedent e sezonit tëk aluar.

Një ecuri fituese me rekord pikësh, rekord pikësh, pa lëndime – sezoni 2017/2018 është vështirë të përsëritet. Por, tashmë City ka të lënduar De Bruynen dhe Claudio Bravon. Shumë lojtarë të Cityt ishin të përfshirë në Kampionatin Botëror, gjë që mund të ketë ndikim në suaza afatgjate.

4. Përfitimet margjinale

Në letër, Liverpooli dhe City kanë 11-shet mjaft të barabarta, me Cityn që ka thellësinë e përgjithshme të kualitetit më të madhe. Nëse shfrytëzohet edhe thellësia e kualitetit të skuadrës në maksimum, kjo do të luajë rol vendimtar për titull.

Në një tentim për të zvogëluar hapësirën, Klopp po analizon edhe përfitimet margjinale. Siç janë rivëniet anësore, rivëniet nga këndi, shpejtësia e distribuimit të topave për sulm, dhe minizimi i gabimeve nga ndërprerjet. Thuhet se në një analizë të bërë nga stafi teknik dhe vet Klopp është kuptuar se Liverpooli ka humbur shpesh topin në format e lartpërmendura nga situatat e lartpërmendura.

Duke shfrytëzuar distribuimin më të mirë nga Alisson dhe shpejtësinë e Keitas në kundërsulm kjo mund të ndihmojë Liverpoolin. Duke parë faktin që është shtuar Fabinho mund të krijojë përfitime tjera margjinale të mëdha, të ngjashme sikurse kur Andy Robertson dhe Oxlade-Chamberlain erdhën vitin e kaluar.

5. Duelet kokë më kokë

Sezonin e kaluar na kujtohet të gjithëve se si Liveprooli përfundoi ecurinë pa humbje të Cityt me një fitore dramatike prej 4-3 në Anfield. Ekipi i Klopp e mposhti edhe dy herë Cityn në Ligën e Kampionëve. Liverpooli nuk mund të lejojë që të humbë edhe një ndeshje dhe ka nevojë për minimum katër pikë në duelet e ndërsjella.

City fitoi tetë nga 10 ndeshjet me pjesën e mbetur të top gjashtëshes, duke u mposhtur vetëm në Anfield dhe në shtëpi nga Manchester United. Tash është koha që Liverpooli të llogarisë që Tottenham, Chelsea dhe Arsenali të marrin pikë të tjera nga ekipi i Guardiolas.

Një sferë që duhet të përmiërsohet te Liverpooli janë barazimet, pasi The Reds kishin 12 barazime, që ishte trefishi i Cityt. Kthimi i këtyre rezutlateve në fitore do të jetë kruciale për Kloppin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori