LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Lufta për titull në Serie A

Analizë – Lufta për titull në Serie A
TURIN, ITALY - NOVEMBER 22: Gonzalo Higuain of Juventus waves to the crowd prior to the UEFA Champions League group D match between Juventus and FC Barcelona at Allianz Stadium on November 22, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Në vitet e fundit ka ndodhur shpesh që në një nga kampionatet më prestigjioze të futbollit evropian në këtë periudhë të sezonit të dihet që Zonja e Vjetër është fituese e titullit. Sidoqoftë këtë sezon, teksa po i afrohemi festave të fundvitit, ekziston renditje dhe situatë krejt tjetër, një sezon që ka nxjerrë befasi. Me ndërrimin e viteve, mund të ketë edhe ndonjë ekip tjetër në luftë për kreun e tabelës, por ekip të ri në krye të tabelës mund të ketë edhe pas të premtës kur Juventusi udhëton në Napoli, rezultat i të cilës ndeshje mund të sqarojë shumë se ku po shkon lufta për Scudetto.

Juventusi është fitues serik i Scudettos, gjashtë herë rresht dhe nuk duhet të presim rënie të motivimit për të fituar të shtatën radhazi. Përkundër faktit se humbinin lojtarë në formë substanciale sezon pas sezoni, gjithnjë Bianconerët ja dolën që të mbajnë kurorën. Kjo aftësi për ta fituar titullin, sidomos në pjesën e dytë të sezonit, është ndërtuar me bazë solide të përvojës, inteligjencës taktike dhe urisë së pashuar për të dëshmuar në baza konsistente se ata janë skuadra më e madhe itailane.


Paulo Dybala ka humbur dy penalti. Foto: Getty Images

Në vitet e fundit aftësia për të fituar lehtësisht titullin në Serie A ja ka mundësuar Juventusit që të koncentrohet në të madhërishmen, Ligën e Kampionëve. Ky është tashmë një obsesion te klubi torinez dhe shpesh fokusi në këtë garë ka bërë që Juve të lëshojë terren në kampionat. Kjo është pritur shpesh me reagime të mëdha, teksa kundërshtari i ardhshëm shkatërrohej pamëshirshëm, pro gjërat duket se po ndryshojnë.

Të gjitha lajmet e reja rreth Serie A
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e reja rreth Serie A

Nuk ka dyshim se disa lojtarë po shkojnë drejt fundit të karrierës dhe kjo do të thotë se Juventusi sërish gjendet para një tranzicioni. Juve ka humbur dy ndeshje, jo si Napoli dhe Interi që janë të pamposhtur, e po ashtu kanë pranuar 14 gola, mesatarisht një gol për ndeshje. Megjithatë, Juve është top ekipi shënues i kampionatit me një statistikë monstruoze prej 40 golash në 14 ndeshje dhe nëse Bianconerët mposhtin Napolin, do të jetë e vështirë të lihen jashtë garës për titull – nga kush do.

Alex Sandro (Getty Images)

Napoli është i vetdishëm për këtë rrezik teksa po mendon e po guxon ta prekë Scudetton e parë që nga viti 1990. Nëse kjo arrihet, atëherë festimet në Napoli do të zgjasin deri në sezonin e ardhshëm dhe vetëm një erupcion i Vezufit mund ta zvogëlojë zhurmën e festës.

Është e nevojës absolute që të fitohet titulli që ndoshta është “thembra e akilit” të tyre, teksa presioni tash e tutje vetëm sa do të rritet. Maurizio sarri është i vetdishëm se përderisa ekipi i tij po fluturon në këtë moment, fuqia mentale e ekipit të tij do të testohet teksa sezoni vazhdon të zhvillohet dhe San Paolo bëhet më elektrik.

Napoli s’ka asnjë humbje, vetëm dy barazime dhe ka dy pikë më shumë se Interi në krye të tabelës. Ka katër pikë më shumë se Juventusi, të cilin e pret të premtën në shtëpi.

Napoli deri tani është i pamposhtur dhe ka fituar 12 herë, duke barazuar vetëm dy herë. Po ashtu, bashkë me Romën, ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, por mos lejoni që kjo t’iu mashtrojë. Ekipi i Sarrit mund të ketë më shumë hekur në fazën defensive për dallim nga hapësirat e sezonit të kaluar, por nuk është i çeliktë, e kjo nuk do të thotë se ata nuk janë argëtues – po ashtu. Në anën tjetër Napoli është prej ekipeve më të mira për t’u shikuar në Evropë teksa futbolli me “Stilin Sarri” ka emocionuar të gjithë dhe brendi modest i futbollit që sheh gjithë ekipin duke punuar si një njësi kohezive, duke u tranzicionuar në mënyrë madhështore nga sulmi në mbrojtje me rrjedhshmëri poetike, kulmon me mprehtësi vrastare.

Ndoshta sikurse Juventusin, ambicia për Evropë mund të dëmtojë sezonin për Scudetto. Përderisa Juventusi duket shumë i shpërqëndruar nga Liga e Kampionëve, është fakt se napoletanët nuk kanë forcën dhe thellësinë në kualitet për ta përballuar atë.

15 gola në 14 ndeshje – Icardi është në krye të realizatorëve (bashkë me Immobilen).

Nuk mund të flitet për një luftë për titull këtë vit pa përmendur Interni dhe Romën.

Nerazzurët filluan sezonin duke tentuar dhe duke shpresuar për Ligën e Kampionëve, por gjejnë veten të pamposhtur dhe jo “në paqe” e të qetë siç është pritur. Luciano Spalleti është dëshmuar si emërim i ri, e teksa ekipi i tij nuk po luan futbollin më të bukur për sy, po bëhet i pafalshëm para golit dhe pragmatik, ashtu sikurse Juventusi i kohëve të vjetra. Problemi i vetëm është forma fizike dhe shëndeti i një prej sulmuesve vrastarë, Mauro Icardi. Numri i golave të tij ka mbajtur skuadrën dhe një lëndim i tij mund të zvogëlojë numrin e golave për zikaltrit, njëkohësisht të zvogëlojë edhe gjasat për titull.

Roma e ka mbrojtjen më të fortë (bashkë me Napolin) me 9 gola të pësuar.

Roma duket se është “delja e zezë” e këtij sezoni. Giallorosët e nisën ngadalë, por në mënyrë efektive nën drejtimin e trajnerit të ri, Eusebio Di Francesco, ata kanë mbrojtjen më të mirë bashkë me Napolin dhe ishin të pa fat me humbjet ndaj Interit e Napoilt. Tash Roma po i jep stil lojës së vet dhe përderisa është shtatë pikë larg greut të tabelës me një ndeshje më pak, romakët janë të kënaqur teksa qetësisht po bëjnë punën e tyre.

Me një prej luftërave për titull më të hapur ndër vite, ndoshta ndeshjet kokë më kokë mes konkurruesve mund të tregohen vendimtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori