LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Kush janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve?

Analizë: Kush janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve?

Kosova do të luajë me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve.

Sot në Lozanë të Zvicrës është hedhur shorti ku Kosova u përfaqësua nga kryetari Fadil Vokrri, sekretari Eroll Salihu dhe trajneri Muharrem Sahiti.


Goglat kanë vënë përballë Kosovës, kombëtare si Malta, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhani që do të jenë pjesë e grupit 3 të Ligës D.

Kundërshtari  më i fortë në këtë grup sipas analistëve është Azerbajxhani, shkruan Telegrafi.

Kosova para ndeshjes

Azerët  nuk kanë luajtur asnjëherë në një turne madhor. Në kualifikueset  e fundit për Kampionatin Botëror, ata nga 10 ndeshje kishin marrë 9 pikë, duke arritur tri fitore.

Ujkani komenton shortin në Ligën e Kombeve: Besoj në suksesin tonë
Lexo po ashtu Ujkani komenton shortin në Ligën e Kombeve: Besoj në suksesin tonë

Një fitore me Norvegjinë dhe dy fitore me San Marinon kishin arritur azerët.

Azerbajxhani gjendet në vendin e 118-të në FIFA. Ky vend njihet për kampionatin e tij të fortë, pasi klubi i Qarabag luajti këtë vit në Ligën e Kampionëve.

Nga ky klub vijnë nëntë lojtarë.

Kombëtarja e Azerbajxhanit

Shumica e lojtarëve luajnë në kampionatin vendas dhe te të tjerë luajnë jashtë.

Federata u formua në vitin 1992, ndërsa trajner është Mengurbanov Gurban.

Kundërshtari i dytë janë Ishujt Faroe, që kanë renditjen më të mirë në FIFA nga ky grup.

Hidhet shorti për Ligën e Kombeve: Kosova në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe
Lexo po ashtu Hidhet shorti për Ligën e Kombeve: Kosova në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe

Ata gjenden në pozitën e 97 më lartë se Azerbajxhani, por me kualitet qëndron më dobët, shkruan Telegrafi.

Federata është themeluar në vitin 1979, ndërsa trajner është Olsen Lars.

Ishujt Faroe kanë arritur të marrin nëntë pikë në kualifikueset e fundit për Kampionatin Botëror, duke e mbyllur grupin në vendin e katërt.

Ishullorët kanë mposhtur  Letonin dhe Andorrën, ndërsa kanë marr edhe tri barazime me Hungarinë, Andorrën dhe Letoninë.

Ishujt Faroe

Kosova ka luajtur me Ishutj Faroe në qershor të vitit 2016 duke fituar 2-0. Golat ishin shënuar nga Albert Bunjaku dhe Flamur Kastrati.

Çka është UEFA Liga e Kombeve - Sqarime në detaje për garën prej të cilës Kosova dhe Shqipëria kërkojnë kualifikimin në Euro 2020
Lexo po ashtu Çka është UEFA Liga e Kombeve - Sqarime në detaje për garën prej të cilës Kosova dhe Shqipëria kërkojnë kualifikimin në Euro 2020

Kundërshtari i fundit është Malta. Kjo kombëtare që vjen nga një vend i vogël është nën Kosovën në renditje pasi mbanë vendin e 185 në botë.

Kombëtarja e Maltës

Malta në vend që luan futboll nga viti i largët 1900.  Trajner i tyre është Saintfiet Tom.

Në eliminatoret e fundit ata kanë marrë vetëm një barazim dhe kanë pësuar nëntë humbje. /Telegrafi/