LAJMI I FUNDIT:

Çka është UEFA Liga e Kombeve – Sqarime në detaje për garën prej të cilës Kosova dhe Shqipëria kërkojnë kualifikimin në Euro 2020

Çka është UEFA Liga e Kombeve – Sqarime në detaje për garën prej të cilës Kosova dhe Shqipëria kërkojnë kualifikimin në Euro 2020
-->

Kanë mbetur vetëm dy ditë nga fillimi i garës më të re nga UEFA për përfaqësueset e kombeve në futboll, e cila quhet UEFA Nations League (Liga e Kombeve).
Kosova do ta fillojë aventurën ndaj Azerbaixhanit në Baku në kuadër të Grupit D, kurse Shqipëria e fillon ndaj Izraelit në shtëpi po të premtën nga ora 20:45 në Grupin C.
Por, çka është Liga e Kombeve dhe si kualifikohen skuadrat? Telegrafi sjell të sqaruar garën e re të UEFA-s për kombe…

Çka është UEFA Liga e Kombeve?

UEFA Liga e Kombeve është një garë e re e përfaqësueseve të shteteve në futboll. Kosova do të përballet ndaj skuadrave tjera evropiane në një format kampional për një mundësi të garimit në fazën kryesore të garës, Final Four (katër skuadrat e fundit) që mbahet në vitin 2019, ku fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve.

Në një tentim për të përmirësuar cilësinë e futbollit të përfaqësueseve dhe zvogëlimit të numrit të miqësoreve pa domethënie, UEFA, që po e planifikon këtë garë nga viti 2011, ka krijuar këtë format ët ri për të shtuar interesimin dhe atraktivitetin, e po ashtu edhe konkurrencën për ndeshjet mes shteteve.

Si do të funksionojë?

Do të jenë të përfshira 55 ekipe, të ndara në katër liga (A, B, C dhe D) bazuar në renditjen e tyer në UEFA në fund të kualifikimeve të Botërorit 2018.

Brenda këtyre katër ligave, ekipet do të ndahen sërish në grupe, të cilat do të përbëhen me nga tri ose ktër ekipe.

Brenda secilës ligë, katër ekipe do të promovohen në fund të ciklit, përderisa katër ekipe tjera do bijnë në një ligë më poshtë. Më pas përfaqësueset do të luajnë në nivelin e tyre të ri në garën e ardhshme të Ligës së Kombeve që fillon në vitin 2020.

Fituesit e grupeve në Ligën A do ët kualifikohen në Final Four të garës.

Si janë të ndara grupet?

Kosova është në Grupin D të fundit me kombëtaret më të dobëta, gjë që e bën startin në këtë garë më të lehtë.

  • Liga A (katër grupe nga tri kombëtare: Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Franca, Anglia, Zvicra, Italia, Polonia, Islanda, Kroacia, Holanda.
  • Liga B (katër grupe nga tri:) Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës, Bosnja dhe Hercegovina, Irlanda e Veriut, Danimarka, Çekia, Turqia.
  • Liga C (një grup me tri ekipe, tri grupe nga katër): Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Serbia, Shqipëria, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia, Lituania.
  • Liga D (katër grupe me nga katër): Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldavia, Liechtenshtajni, Malta, Andorra, Kosova, San Marino, Gjibraltari.

Kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kombeve?

Shorti për fazën e grupeve është mbajtur në Lausanne të ZVicrës. Ukraina dhe Rusia janë shortuar në të njëjtin grup, e as Armenia me Azerbajxhanin – për arsye gjeo-politike.

  • Xhiro 1: Shtator 6-9, 2018
  • Xhiro 2: Shtator 9-11, 2018
  • Xhiro 3: Tetor 11-13, 2018
  • Xhiro 4: Tetor 14-16, 2018
  • Xhiro 5: Nëntor 15-17, 2018
  • Xhiro 6: Nëntor 18-20, 2018
  • Finalet: Qershor 5-9, 2019
Liga D, Grupi 3: Me kë do të përballet Kosova?
Lexo po ashtu Liga D, Grupi 3: Me kë do të përballet Kosova?

Çka është Final Four?

Final Fouri është pika kulminante dhe më interesante e Ligës së Kombeve. Do të mbahet në qershor të vitit 2019 dhe do të vë përballë njëri-tjetrit fituesit e grupeve nga Ligat A, B, C dhe D. Do të ketë gjysmëfinale me një ndeshje, ndjekur nga një finale.

Fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve.

Do të ketë hapësira në kalendar edhe për miqësore…

Gara e Final Fourit do të zhvillohet në vitet jo-kampionale, që do të thotë se do të mbahet në vitet kur nuk ka Kampionat Botëror ose Kampionat Evropian, e në fund do të kemi një fitues të Ligës së Kombeve.

Liga C, grupi 1: Me kë do të përballet Shqipëria?
Lexo po ashtu Liga C, grupi 1: Me kë do të përballet Shqipëria?

Si do të ndikojë Liga e Kombeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian?

Kualifikimet për Euro 2020 do të mbahen në mars të vitit 2019 me nga dy duele në mars, qershor, shtator, tetor dhe nëntor në pushimet e kombëtareve.

Kombëtaret do ët ndahen në pesë grupe nga pesë ekipe dhe pesë grupe nga gjashtë ekipe. Në total, do të jenë 10 xhiro, numri i njëjtë sikurse tani.

Dy top ekipet nga 10 grupet kualifikohen automatikisht për Kampionat Evropian, përderias katër vende të tjera do të sigurohen për fituesit e play offit.
Plot 16 ekipe do të konkurrojnë në playoff.

Tash në vitet mes Kampionateve Botërore dhe Evropiane do të luftohet për një trofe të ri.

Dhe, tash vjen pjesa interesante…

Secila Ligë në Ligën e Kombeve i ka katër vende të playoffit të kualifikimeve për Euro 2020. Nëse fituesi i një grupi tashmë ka siguruar kualifikimet për Euro 2020, ekipi tjetër më i mirë në vijim në grup që nuk është kualifikuar do të hyjë në playoffin kualifikues.

Këto 16 ekipe do të ndahen në katër grupe, ku vendet e para nga këto grupe të playoffit kualifikohen në Euro 2020. Katër ekipet luajnë gjysmëfinale me nga dy ndeshje dhe një finale për të përcaktuar fituesin e playoffit kualifikues.

Kështu që, nëse një skuadër vendase dështon të kualifikohet në mënyrë tradicionale në kualifikimet klasike, secila ligë e ka rrugën e vet drejt kualifikimeve për Euro 2020, çka e bën secilën Ligë në Ligën e Kombeve atraktive dhe joshëse, me mundësi kualifikuese për secilën kombëtare.

Renditja në UEFA Ligën e Kombeve përcakton kompozicionin e katër vazove të shortit të Kualifiimeve të Evropianit.

  • UEFA Euro 2020 shorti i playoffit: Nëntor 22, 2019
  • UEFA Euro 2020 play offi: Mars 26-31, 2020

Cilat janë përfitimet?

“UEFA Liga e Kombeve krijon ndeshje më domethënëse dhe më konkurruese për ekipet dhe një kalendar të dedikuar e të struktuar për ndeshjet e kombëtareve”, thotë UEFA, institucion ku besojnë se formati i ri adreson brengat e federatave të ndryshme të ngritura për miqësoret të cilat më nuk ofrojnë nivelin e duhur konkurrues.

Ky format i jep mundësi përfaqësueseve me më pak gjasa kualifikuese si Kosova që të sigurojnë kualifikimin në Euro 2020.

Ashtu sikurse cilësimi si fitues i Ligës së Kombeve pas ngjarjes së madhe të Final Fourit për top ekipet, ekipet më të dobëta do të kenë mundësi më të madhe që të kualifikohen për Kampionatet Evropiane, pasi 16 skuadrat më të dobëta në Evropë (sipas ranglistës së fundit të FIFA-s) tash kanë të garantuar një nga 24 vendet kualifikuese.

Ekipet më të dobëta po ashtu do të përballen me ekipet të të njëjtit nivel, kështu që do të ketë më pak demolime të skuadrave dhe më shumë ndeshje domethënëse për tifozët.

A është ky fundi i miqësoreve?

Jo përfundimisht. Do të ketë ende hapësirë në kalendar për miqsoret, më shumë për top ekipet, të cilat janë nga tri skuadra në grupet e tyre brenda Ligës A dhe B dhe top grupi në Ligën C.

Po ashtu do të ketë hapësirë për një turne përgatitore para Kampionateve Botërore dhe Evorpiane. Por, në esencë, epilogu i të pasurit më shumë ndeshje të kombëtareve është mjaft domethënës.

A do të rrisë formati i ri lodhjen e lojtarëve?

Liga e Kombeve dhe procesi i ri kualifikues në Evropian operon brenda kalendarit aktual të kombëtareve, kështu që nuk ka kërkesa të shtuara në aspektin e numrit të ndeshjeve.

Formati i ri nuk pritet të rrisë lodhjen e lojtarëve…

Në fakt, UEFA pohon se produkti i ri do të reduktojë lodhjen el ojtarëve. Kjo për shkak se pritet që të ketë më pak udhëtime dhe lojtarët do të luajnë në nivelin e tyre. Lojtarët po ashtu do të kthehen në klubet e tyre më herët se sa që ndodh tani.

Si mund t’i shikoni ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve?

Momentalisht ajo që dihet është se Supersport ka të drejtën e transmetimit të kësaj gare dhe nuk dihet nëse edhe transmetuesit publik, RTK për Kosovën dhe TVSH për Shqipërinë do të kenë këtë të drejtë.

Ndeshjet e top kombëtareve tjera do të mund të shikohen po ashtu në Supersport.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Ndërkombëtare
Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

La Liga
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Ndërkombëtare
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Kalo në kategori