Juventusi do të nikoqir i skuadrës së Ajaxit, ku para një jave barazoi 1:1 në Amsterdam Arena në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Vendi: Juventus Arena, Torino

Koha: E martë, 16 prill, 21:00

Stadiumi i klubit italian ka kapacitet prej 41507 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Juventus

Cristiano Ronaldo do të kthehet në formacionin startues pasi ishte nuk u paraqit gjatë fundjavës, por nuk do të jetë në dispozicion Mario Mandzukic.

Paulo Dybala, Douglas Costa ose Moise Kean janë mundësitë për të zëvendësuar sulmuesin kroat.

Giorgio Chiellini nuk është rikuperuar nga lëndimet në kohë, por në skuadër është përfshirë Emre Can.

Daniele Rugani ishte në dyshim përpara ndeshjes së mbrëmjes, por është në skuadër dhe pritet të fillojë këtu. Edhe veterani Andrea Barzagli është në gatishmëri.

Federico Bernardeschi është i vetmi lojtar që rrezikon që mos të paraqitet në ndeshjen e radhës shkaku i kartonëve të verdhë.

Lojtarët që do të mungojnë

Ajax

Ajax do ta ketë në dispozicion pas pezullimit, Noussair Mazraoui, por ka humbur shërbimet e argjentinasit, Nicolas Tagliafico. Si rezultat i kësaj, Daley Sinkgraven mund të startojë në këtë ndeshje.

Frenkie de Jong është në dyshim pasi ka lënduar këmbën në fitoren e fundjavës 6:2 kundër Excelsiorit.

Klaas-Jan Huntelaar u përfshi në katër golat në fundjavë, por nuk pritet të fillojë që nga minuta e parë.

Mungesa e De Jongut mund ta detyrojë trajnerin Marc van Bommel të ndryshoj formacionin dhe në sulm të luajë Kasper Dolberg.

Matthijs de Ligt dhe Daley Blind janë një karton larg pezullimit për ndeshjen e radhës në rast të kualifikimit në gjysmëfinale.

Top lojtarët

Fakte

Ajax janë të pamposhtur në 16 nga 17 ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Juventusi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Ajaxit në të gjitha garat.

Juventusi ka humbur vetëm tri nga 37 ndeshjet të garave evropiane në shtëpinë e tyre aktuale që nga hapja në vitin 2011 (F22, B12, H3).

Kampionët italianë janë të pamposhtur në secilën prej shtatë takimeve të tyre të fundit kundër skuadrave holandeze (F4, B3).

Asnjë skuadër nuk ka barazuar më së shumë se Ajaxi sa herë ka qenë e para në disavantazh (gjashtë herë).

Ajax është i pamposhtur në katër udhëtimet e tyre të fundit në Itali (F2, B2) duke mos pësuar gol vetëm në një prej ndeshjeve.

Juventus-Ajax: Formacionet e mundshme, Zonja e Vjetër me mungesa Juventus-Ajax: Formacionet e mundshme, Zonja e Vjetër me mungesa

Analizë

Juventusi ësht ë favoritë pasi kanë marrë një barazim si mysafir 1-1 në ndeshjen e parë. Zonja e Vjetër ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi në të gjitha garat këtë sezon dhe kjo ishte në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ajax ka humbur disa raste në ndeshjen e parë, por nuk ka asgjë për t’u frikësuar pasi fitoi si mysafir i Real Madridit.

Juventusi nuk është në momentin më të mirë, por është e vështirë të shohësh Cristiano Ronaldon jashtë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Parashikim: Juventus 2:1 Ajax