LAJMI I FUNDIT:

Ana Kabashi: Më kanë ngacmuar shumë meshkuj nga estrada, donin që të bëhesha e dashura e tyre

Ana Kabashi: Më kanë ngacmuar shumë meshkuj nga estrada, donin që të bëhesha e dashura e tyre
Foto: Anna Kabashi/Instagram

Këngëtarja Ana Kabashi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ndër të tjerash përmendi projektet e reja që po përgatit.

Ana tregoi se ka në plan që të nxjerrë një këngë të re në anglisht, që është punuar nga një producent i huaj.

https://www.instagram.com/p/BoWP-l7nSMu

Këngëtarja gjithashtu bëri të ditur se këtë vit do të provojë fatin e konkurrimit në Festivalin e Këngës në RTSH, me shpresën për të prekur Eurovisionin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E pyetur rreth jetës së saj private, këngëtarja nga Peja fillimisht hezitoi të tregojë nëse është në lidhje, por më pas pranoi se ka diçka të re.

https://www.instagram.com/p/BoE60EsHAfk

Tutje, ajo përmendi edhe faktin se është ngacmuar nga shumë meshkuj të estradës, të cilët i kishin kërkuar asaj të bëhet e dashura e tyre.

Megjithatë, Ana tha se oferta të tilla nuk kishte pranuar ngase kërkesat e drejtpërdrejta nga ta, i kishin bërë djemtë jo-seriozë. /Telegrafi/

https://youtu.be/dlqID78hrE4?t=1777