LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani arrin te Napoli për teste mjekësore

Amir Rrahmani arrin te Napoli për teste mjekësore

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka udhëtuar drejt Romës për të kryer testet mjekësore para marrëveshjes së transferimit te Napoli.

Javëve të fundit është përfolur për një transferim befasues të Rrahmanit te Napoli.


Vetëm disa ditë më vonë një gjë e tillë u konfirmua pasi klubi nga San Paolo arriti ta fitojë garën për shërbimet e tij.

Menaxheri i Rrahmanit e konfirmon se mbrojtësi i Kosovës tashmë është lojtar i Napolit, Aliaj tregon të gjitha prapaskenat e marrëveshjes
Lexo po ashtu Menaxheri i Rrahmanit e konfirmon se mbrojtësi i Kosovës tashmë është lojtar i Napolit, Aliaj tregon të gjitha prapaskenat e marrëveshjes

Sot (e premte) në mëngjes, Rrahmani ka arritur në Villa Stuart në Romë për të kryer testet e zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës me klubin e madh.

Kështu, Amir Rrahmani është gati të vesh fanellën e Napolit (nga sezoni i ardhshëm), pasi marrëveshja është që mbrojtësi kosovar të mbetet te Hellas Verona deri në fund të sezonit aktual.

Transferimi i Rrahmanit thuhet se do t’i kushtojë 14 milionë euro Napolit, ndërsa për lojtarin është një kontratë pesë-vjeçare prej 1.5 milion eurosh plus bonuse që mund të arrijnë deri në 1.8 milionë euro në sezon.

Për kapitenin e Kosovës interesim kishte shprehur edhe Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori