LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman takoi kryeshefin e KOSTT-it: Integrimi i komunave veriore, i rëndësishmëm

Ambasadori gjerman takoi kryeshefin e KOSTT-it: Integrimi i komunave veriore, i rëndësishmëm

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka zhvilluar një takim me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evatar Zeqiri.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në sektorin e energjisë.


Përmes një postimit në “X” , ambasadori tha se integrimi i katër komunave me shumicë serbe në veri, është hap i rëndësishëm për operatorin.

“Kam pasur një takim mjaft informues me kryeshefin e KOSTT, Evatar Zeqiri. Theksova bashkëpunimin e madh me Gjermaninë dhe mbështetjen shumëvjeçare të Bankës së Zhvillimit në sektorin e energjisë. Integrimi i mëtejshëm i katër komunave veriore, është i rëndësishëm për biznesin e qëndrueshëm të operatorit”, ka shkruar Rohde. /Telegrafi/